Kryetari i Prizrenit njofton për rikthimin: Paratë tona, Idetë tona, Prizreni ynë/ Ja ndryshimi këtë vit

Prizreni

Kryetari i Prizrenit njofton për rikthimin: Paratë tona, Idetë tona, Prizreni ynë/ Ja ndryshimi këtë vit

Më: 14 maj 2024 Në ora: 20:58
Shaqir Totaj

Një praktikë krejtësisht e re e përzgjedhjes së projekteve nga qyetarët ka nisur së zbatuari në Komunën e Prizrenit për të dytin vit me radhë.

“Buxhetimi me pjesëmarrje” një nismë unike e mbështetur nga USAID Kontrata Sociale ka për qëllim t’iu ofrojë mundësi qytetarëve në lokalitete të caktuara të propozojnë ide, të votojnë për projektin më të mirë dhe në fund Komuna e Financon.

“Paratë tona, idetë tona, Prizreni ynë” është nisma e titulluar nga kryetari Totaj i cili në një postim në Facebook ka njoftuar se është rritur buxheti për këtë vit dhe numri i lokaliteteve. Ai ka ndarë edhe listën e kritereve, si dhe lagjet e fshatrat e përzgjedhura për këtë vit.

Nisma nuk është zëvendësim i buxhetimit të rregulltë publik në komuna, por më tepër një mundësi shtesë që qytetarët të përfshihen drejtpërdrejt në vendimmarrje.

“”Paratë tona, Idetë tona, Prizreni ynë” rikthehet edhe këtë vit, por kësaj radhe me më shumë buxhet të ndarë, më shumë lokalitete të përzgjedhura e rrjedhimisht më shumë projekte në lagjet dhe fshatrat e Prizrenit. Me përkrahjen e USAID-it Kontrata Sociale dhe nisur nga përvoja e mirë e buxhetimit me pjesëmarrje vitin e kaluar në lagjen Kurillë, fshatrat Zhur dhe Reçan ku projektet e votuara nga qytetarët janë në fazën e prokurimit, këtë vit kemi përzgjedhur 5 lokalitete të reja. Mbi gjysmë milioni euro do t’i ndajmë në këto takime për lagjen Ortakoll, lagjen e Trimave, fshatrat Gjonaj, Velezhë dhe Piranë. Kurse gjatë dëgjimit të buxhetit të rregullt do të jemi kudo në Komunën e Prizrenit” ka shkruar Totaj në Facebook.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat