Obelisku i UÇK-së do të përurohet shumë shpejt edhe në Prizren.
Më 12 qershor, shkronjat e UÇK-së do të zbulohen në Arbëri të Vërrinit.
Ish-eprori i UÇK-së nga kjo komunë, Zafir Berisha, ka vlerësuar se do të jetë kurorë e artë mbi Prizren.
“Tri shkronjat e arta të UÇK-së mbi Prizren, janë kujtimi dhe respekti që iu bëhet të gjithë atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës nën çizmen e rëndë të okupatorit serbo-sllavë.”, ka shkruar Berisha.