Totaj: Profesionalizmi na bëri më transparente se komunat e tjera

Prizreni

Totaj: Profesionalizmi na bëri më transparente se komunat e tjera

Më: 30 maj 2024 Në ora: 23:50
Shaqir Totaj

Prizreni është shpallur komuna më transparente për vitin që kemi lënë pas.

Në lidhje me këtë ka folur kryetari i kësaj komune, Shaqir Totaj, i cili thotë se transparenca është indikator i rëndësishëm i performancës.

“Transparenca është një indikator i rëndësishëm i performancës, aty ku ka punë të mirë është plotësisht të ketë edhe transparencë. Qytetarët kanë nevojë që të dinë për komunën, kanë qasje në dokumentacion, kanë mundësi direkt si po merren vendimet, normalisht rritet besimi i qytetarëve të qeverisja lokale”, u shpreh Totaj.

“Është obligim i yni që të mos i mbajmë asgjë fshehur, kushdo që ka nevojë të ketë mundësi në kanalet e rregullta përmes qasjes në dokumentet zyrtare, t’i ketë informacionet që do që t’i ketë”.

Totaj nuk la anash pa përmendur edhe punën e madhe që bëjnë zyrtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat