Totaj pranon studimin e fizibilitetit dhe atë gjeoteknik për ndërtimin e teleferikut për në “Kalanë e Prizrenit”

Prizreni

Totaj pranon studimin e fizibilitetit dhe atë gjeoteknik për ndërtimin e teleferikut për në “Kalanë e Prizrenit”

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 21:30
Shaqir Totaj

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, njofton se sot pranoi studimin e fizibilitetit dhe studimin gjeoteknik për ndërtimin e strukturës dhe teleferikut për ngjitje në “Kalanë e Prizrenit”, i hartuar nga Agjencia Zvicerane “Swisscontact” dhe kompania “Epode” nga Franca.

Me anë të një postimi në Facebook, ai tutje bën të ditur se realizimi i këtij projekti rrjedh nga marrëveshja trepalëshe mes Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe “Swisscontact”-it.

“Hapi i radhës do të jetë hartimi i projektit të detajuar dhe ndjekja e proceseve ligjore për ndërtimin e teleferikut, që do të jetë një tjetër element atraktiv për turistët e huaj dhe ata vendës”, theksoi Totaj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat