Sot u raportua për një përleshje mes disa personave që ka ndodhur mbrëmë pak para mesnatës në Prizren.
Kjo përleshje eskaloi edhe në përdorimin e thikës e ku për pasojë, një person mbeti i lënduar, teksa të dyshuarit akoma nuk janë zbuluar nga Policia.
Media tashmë ka siguruar edhe pamjet ekskluzive nga rrahja mes disa personave, që dyshohet se ndodhi pas një mosmarrëveshje në trafik, mes viktimës dhe të dyshuarve.
I riu që u godit me mjet të mprehtë ka marrë trajtim mjekësor dhe më pas ka dhënë deklaratën e tij para Policisë. Burimet e medias thonë se viktima ka deklaruar se nuk i njeh të dyshuarit dhe s’ka pasur asnjë problem me ta.
Pasi Policia është vënë në dijeni për incidentin, kanë reaguar në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme, e po ashtu janë siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren, me ç’rast është bërë e ditur se po punohet në identifikimin dhe arrestimin e të gjithë të përfshirëve në këtë rast.
Pamjet mund t'i ndiqni ketu