Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, e priti sot kryetarin e qytetit Porto të Portugalisë, Rui Moreira, me një delegacion të gjerë me biznesmenë portugezë.
Aty u nënshkrua memorandum mirëkuptimi për nxitjen, inkurajimin dhe krijimin e urave të bashkëpunimit në fushat e turizmit, ekonomisë, kulturës e të sportit mes Prizrenit dhe Portos.
Me iniciativë të ambasadorit të Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu, ky memorandum hapë rrugë për bashkëpunim në projekte të përbashkëta konkrete me synim krijimin e beneficioneve për të dy popujt, sidomos për të rinjtë.
“Porto është një qytet që i ngjanë Prizrenit me kulturë, histori unike dhe traditë, që do të jetë kënaqësi ta zgjerojmë bashkëpunimin me këtë qytet evropian me vlera”, u shpreh Totaj.