Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes Prizrenit dhe qytetit Porto të Portugalisë

Prizreni

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes Prizrenit dhe qytetit Porto të Portugalisë

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 18:35
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, e priti sot kryetarin e qytetit Porto të Portugalisë, Rui Moreira

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, e priti sot kryetarin e qytetit Porto të Portugalisë, Rui Moreira, me një delegacion të gjerë me biznesmenë portugezë.

Aty u nënshkrua memorandum mirëkuptimi për nxitjen, inkurajimin dhe krijimin e urave të bashkëpunimit në fushat e turizmit, ekonomisë, kulturës e të sportit mes Prizrenit dhe Portos.

Me iniciativë të ambasadorit të Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu, ky memorandum hapë rrugë për bashkëpunim në projekte të përbashkëta konkrete me synim krijimin e beneficioneve për të dy popujt, sidomos për të rinjtë.

“Porto është një qytet që i ngjanë Prizrenit me kulturë, histori unike dhe traditë, që do të jetë kënaqësi ta zgjerojmë bashkëpunimin me këtë qytet evropian me vlera”, u shpreh Totaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat