Zjarrfikësit e Prizrenit intervenojnë në 11 raste, DES-i fton qytetarët t’i raportojnë dëmet

Prizreni

Zjarrfikësit e Prizrenit intervenojnë në 11 raste, DES-i fton qytetarët t’i raportojnë dëmet

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 13:03
Foto ilustrim

Erërat e fuqishme dhe reshjet atmosferike të dielën pasdite kanë shkaktuar shqetësime për qytetarët në lokalitete të ndryshme të Komunës së Prizrenit. Ka pasur dëmtime të çative në banesat kolektive, breshër që ka dëmtuar kulturat bujqësore, por edhe çarje të drunjve të vjetër.

Sipas zyrtarëve të Drejtorisë për Emergjenca dhe Siguri, Brigada e Zjarrfikësve ka raportuar se ka realizuar gjithsejtë 11 intervenime, por që ato nuk janë cilësuar si raste serioze.

Drejtoresha e DES-it në Komunën e Prizrenit, Ramize Sinanaj-Shala ka pohuar se qytetarët duhet t’i paraqesin rastet në organet komunale në mënyrë që komisioni përkatës të hartoj raportin për dëmet.

Në komunikim me komandantin e Zjarrfikësve kam marrë informatën se ata i kanë pas 11 intervenime, por jo të përmasave të mëdha. Në bazë të gjendjes së raportuar edhe në rrjetet sociale kam parë çarje drunjsh dhe breshër në disa lokalitete. Dëmet nuk mundeni ti përcaktojmë tani sepse duhet me bë kërkesë qytetarët brenda afatit 7 ditor edhe në bazë të kësaj komisioni për vlerësimin e dëmeve del në terren dhe hartojnë raportin për dëmet nga breshëri”, ka thënë Sinanaj-Shala.

Sipas saj ka pasur edhe dëmtime të shtyllave elektrike, që mund të paraqesin rrezik.

Ne vazhdimisht i paraqesim këto raste te KEDS-i dhe i mbetet atyre që të intervenojnë”, është shprehur ajo.

Në fund ajo ka bërë thirrje që qytetarët rastet e dëmeve t’i raportojnë brenda shtatë ditëve.

“Ne nuk mund t’i dimë të gjitha rastet dhe për këtë arsye apeloj tek qytetarët që t’i raportojnë ato bashkë me fotografi si dëshmi brenda afatit prej 7 ditëve, meqë këto dëme kompensohen nga ana e qeverisë, pasi Komuna ta dërgon raportin në nivel qendror”, ka deklaruar Sinanaj-Shala.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat