Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar konsumatorët e Prizrenit se uji është përsëri i pijshëm.
Ndërsa konsumatorët e Komunës së Dragashit janë udhëzuar që ti presin njoftimin e mëtutjeshme të kompanisë.
Në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor” thuhet se në Komunën e Prizrenit cilësia e ujit është rikthyer në normalitet dhe është i sigurt për konsumim.
“Pas një pune intensive nga ekipet tona dhe përpjekjeve të palodhshme deri në orët e mëngjesit, cilësia e ujit është rikthyer në normalitet dhe është i sigurt për konsumim. Ju falënderojmë për durimin dhe bashkëpunimin tuaj gjatë kësaj periudhe emergjente”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.
Ndërkaq për ujin në Dragash është thënë se do të ketë njoftim në vijim.
“Për Njësinë Operuese në Dragash, do të njoftoheni në vijim nëse uji është i sigurt për konsumim!”, përfundon njoftimi i KRU “Hidroregjioni Jugor”.