S’i pëlqeu vendimi i gjykatës, ky është i akuzuari që e kërcënoi gjyqtarin në Gjykatën në Prizren

Prizreni

S’i pëlqeu vendimi i gjykatës, ky është i akuzuari që e kërcënoi gjyqtarin në Gjykatën në Prizren

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 07:42
Foto ilustrim

Jo rrallëherë ka pasur incidente në gjykatat e vendit, qoftë para ose pas seancave apo edhe gjatë zhvillimit të tyre. Palët që marrin pjesë në seanca shpesh përfshihen në konflikte verbale mes vete, por ka raste kur kërcënojnë prokurorët e gjyqtarët.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Gjykatën Themelore në Prizren.

Media mëson se gjatë pas shpalljes së aktgjykimit ndaj një të akuzuari, ky i fundit është futur sërish në telashe.

Bazuar në informacionet e para, burimet thonë se i akuzuari Gëzim Krasniqi, rreth 34-vjeçar, e ka kërcënuar gjyqtarin, i mllefosur për vendimin e marrë nga Gjykata.

Të njëjtat burime thonë se zyrtarët policorë që ndodheshin në sallë e ka arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor.

Nga Policia, Krasniqi është dërguar sërish në burg, ku e vuan dënimin për një rast tjetër.

Ndaj tij, lidhur me incidentin e fundit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Kanosje”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat