Jo rrallëherë ka pasur incidente në gjykatat e vendit, qoftë para ose pas seancave apo edhe gjatë zhvillimit të tyre. Palët që marrin pjesë në seanca shpesh përfshihen në konflikte verbale mes vete, por ka raste kur kërcënojnë prokurorët e gjyqtarët.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Gjykatën Themelore në Prizren.
Media mëson se gjatë pas shpalljes së aktgjykimit ndaj një të akuzuari, ky i fundit është futur sërish në telashe.
Bazuar në informacionet e para, burimet thonë se i akuzuari Gëzim Krasniqi, rreth 34-vjeçar, e ka kërcënuar gjyqtarin, i mllefosur për vendimin e marrë nga Gjykata.
Të njëjtat burime thonë se zyrtarët policorë që ndodheshin në sallë e ka arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor.
Nga Policia, Krasniqi është dërguar sërish në burg, ku e vuan dënimin për një rast tjetër.
Ndaj tij, lidhur me incidentin e fundit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Kanosje”.