Dëmtimi i njërit prej gypave të ujit lë pa ujë 14 fshatra të Prizrenit

Prizreni

Dëmtimi i njërit prej gypave të ujit lë pa ujë 14 fshatra të Prizrenit

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Rreth 14 fshatra, duke përfshirë zonën e Hasit, Nashecin, Atmaxhën, Grazhdanikun, kanë mbetur pa ujë si pasojë e dëmtimit të qëllimshëm të gypit të ujësjellësit, i cili i furnizon pompat e stacionit të Soziut në Nashec. Në vendngjarja dolën ekipe të KRU "Hidroregjioni jugor" si dhe policia.

"Kemi thirr Policinë e Kosovës dhe kemi kërkuar që të hapet rast, edhe pse nuk kemi ndonjë të dyshimtë konkret, por në bazë të informacioneve të ekipeve teknike, dëmtimi është i qëllimshëm", tha Fadil Berisha -u.d kryeshef i KRU “ Hidroregjioni jugor”.

Dëmtimin e gypit të ujësjellësit e dënojnë edhe banorët e fshatit. "Ky gyp është i shpuar vitin e kaluar, nëse mundet kamera ta fokuson, nuk besoj që e ka dëmtuar dikush me qëllim për me mbet pa ujë, edhe mos të funksinojë fare ne pa ujë nuk jemi, ama ai duhet të rregullohet në mënyrë profesionale jo me ken ai gyp i plastikës”, tha për RTK, Shukri Quni, përfaqësues i Nashecit.

"Furnizimi me ujë të pijshëm është jashtëzakonisht problem, për çdo ditë kemi problem, se ku është pengesa as ne nuk po e dimë, në rast se ka keqpërdorimi duhet të kontrollohet se kush po e keqpërdor, a jo me na lanë pezull", tha Mestan Hoda, banor i Nashecit

Në Hidroregjion thonë se keqpërdorimet e ujit nga persona të papërgjegjshëm janë të mëdha.

"Keqpërdorimit janë në të gjithë zonën e furnizimit, për shkak të rritjes enorme të konsumit dhe temperaturave të larta, por më shumë në bazë të informatave që kemi nga ekipet në terren janë konsumatorët që kanë oborre dhe kopshte, që po e përdorin ujin e pijes edhe për qëllime të tjera", tha Fadil Berisha -u.d kryeshef i KRU “ Hidroregjioni jugor”.

Ekipe të “Hidroregjionit jugor”, pas intervenimit të shpejtë, kanë mundësuar rikthimin e furnizimit  me ujë për banorët e fshatrave që ishin prekur nga ky dëmtim.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat