​Problemet në shpërndarjen e teksteve shkollore në Prizren, i raporton Veselaj Gutaj

Prizreni

​Problemet në shpërndarjen e teksteve shkollore në Prizren, i raporton Veselaj Gutaj

Më: 23 korrik 2024 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prizrenit nuk ka bërë shpërndarjen me teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për vitin 2023-2024.

Kështu ka deklaruar drejtoresha e Arsimit në këtë komunë, Luljeta Veselaj Gutaj gjatë raportimit në Komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit Fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Ajo ka bërë me dije se ka pasur fëmijë që komuniteti shkollor ia ka gjetur librat.

Kryetari i këtij komisioni Shemsedin Dreshaj ka pyetur drejtoreshën Veselaj Gutaj se cilat janë problemet që ka hasur kjo drejtori lidhur me shpërndarjen e teksteve shkollore.

Dreshaj: Cilat janë problemet që i kanë hasur si drejtori me shpërndarjen e teksteve

“Informatat kanë qenë shumë të mangëta në raport me pyetjet që i kemi dorëzuar. Cilat janë problemet që i keni hasur si drejtori e arsimit, lidhur me shpërndarjen e teksteve? Kur është bërë kompletimi i literaturës për nxënës? Sa nxënës nën moshën 6 vjeçare kanë mbetur pa tekste?”, ka pyetur ai.

Gutaj, është përgjigjur se arsyeja që kjo drejtori nuk ka bërë shpërndarjen e teksteve është sepse nuk kanë qenë të informuar.

Informatën për subvencionim kjo komunë e ka marrë pas një deklarate të MAShT në media.

Gjithashtu, ajo ka shtuar se prindërit nga buxheti i tyre kanë blerë librat dhe këtë e dëshmon me deklarata të prindërve.

Gutaj: Vetë prindërit kanë ble librat ne nuk kemi bërë shpërndarje

Drejtoria e Arsimit në Prizren nuk e ka bërë shpërndarjen me tekste sepse 10 ditë para se te filloj viti shkollor ka dale ministrja e Arsimit me një komunikatë për media dhe jemi njoftuar përmes mediave se do të bëhet subvencionimi. Vetë prindërit i kanë ble librat, ne nuk kemi bë shpërndarje. Ne kemi pas nxënës që nuk ka pasur libra fare. Kemi fëmijë që komuniteti shkollor ia ka gjetur librat. Kemi edhe deklarata të prindërve. Shkolla Lekë Dukagjini që ma listuar dhe protokolluar procesverbalin që prindërit kanë blerë librat pa u bërë rimbursimi dhe nuk u kanë dalë mjetet në gjirollogari emër mbiemër cilën klasë”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, mbledhja është ndërprerë pasi që nuk ka pasur kuorum.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat