Dega e AAK-së në Prizren akuzon qeverinë komunale për keqpërdorime me aneks kontrata

Prizreni

Dega e AAK-së në Prizren akuzon qeverinë komunale për keqpërdorime me aneks kontrata

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren ka akuzuar qeverinë komunale për keqpërdorim të parasë publike përmes aneks kontratave në prokurimin publik. Sipas këtij subjekti politik kjo praktikë ka marrë përmasa serioze, meqë bëhet fjalë për një morri kontratash të tilla.

Sipas degës së AAK-së në Prizren vlera e këtyre aneks kontratave shkon në mbi 200 mijë euro.

“Komuna e Prizrenit në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike edhe etikën profesionale, po keqpërdorë paranë publike duke lidhur dhjetëra aneks kontrata të cilat tejkalojnë vlerën 200 mijë euro. Si ka mundësi që punët të cilat duhet të planifikohen paraprakisht, del se duhet të plotësohen gjithmonë me punë shtesë për saktësisht 10% të vlerës së kontratës bazë?”, shkruan në reagimin e këtij subjekti politik.

Në të njëjtën kohë është sqaruar se një gjë e tillë parashihet me dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik.

“Për ata që se dinë, 10% është vlera maksimale e lejuar me ligj për dhënie të punëve shtesë pa ofertë të hapur publike (d.m.th pa kompani konkurruese, me marrëveshje direkte me kompaninë)”, përfundon reagimi i degës së AAK-së në Prizren. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat