Totaj: Situata është nën kontroll në Prevallë, nuk janë duke u djegur drunjtë e lartë

Prizreni

Totaj: Situata është nën kontroll në Prevallë, nuk janë duke u djegur drunjtë e lartë

Më: 13 gusht 2024 Në ora: 13:50
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se pas një takimi me shtabin emergjent është njoftuar se situata është nën kontroll në Prevallë, pas zjarreve të mëdha që u përhapën për ditë me radhë.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se nuk janë duke u djegur drunjtë e lartë, prandaj, rrjedhimisht rreziku është më i vogël.

Ai ka shtuar se me ekipin tim vizituan sot atë zonë për ta parë nga afër gjendjen e krijuar.

“Meqenëse kemi të bëjmë me Park Nacional, nënkuptohet se edhe institucionet e nivelit kombëtar, por edhe ndërkombëtar si KFOR-i, kanë obligime dhe shtabi është në koordinim të plotë me të gjithë akterët e autorizuar që po merren me këtë çështje, derisa gjendja po monitorohet dhe nuk pritet eskalim”.

“Sot, planifikojmë intervenim dhe lokalizim të zjarrit për ta pasur nën kontroll dhe për t’i minimizuar pasojat eventuale. Falënderoj të gjithë pjesëtarët e institucioneve lokale dhe qendrore për kontributin që po japin në menaxhimin e situatës së krijuar”, ka thënë Totaj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat