Zjarr në Prevallë, kryetari i Prizrenit shkon në vendngjarje

Prizreni

Zjarr në Prevallë, kryetari i Prizrenit shkon në vendngjarje

Më: 13 gusht 2024 Në ora: 15:09
Shaqir Totaj

Sot, në mëngjes Kryetari Shaqir Totaj zhvilloi një takim me shtabin emergjent të krijuar për gjendjen aktuale me zjarre të hapura në Prevallë me ç’rast u njoftua se situata është nën kontroll, nuk janë duke u djegur drunjtë e lartë, prandaj, rrjedhimisht rreziku është më i vogël. Gjithsesi, me ekipin tij, Kryetari Totaj vizitoi sot këtë zonë për ta parë nga afër gjendjen e krijuar.

Meqenëse kemi të bëjmë me Park Nacional, nënkuptohet se edhe institucionet e nivelit kombëtar, por edhe ndërkombëtar si KFOR-i, kanë obligime dhe shtabi është në koordinim të plotë me të gjithë akterët e autorizuar që po merren me këtë çështje, derisa gjendja po monitorohet dhe nuk pritet eskalim.

Sot, planifikohet intervenim dhe lokalizim i zjarrit për ta pasur nën kontroll dhe për t’i minimizuar pasojat eventuale.

Kryetari Totaj falënderoi të gjithë pjesëtaret e institucioneve lokale dhe qendrore për kontributin që po japin në menaxhimin e situatës së krijuar.

"Çfarëdo informacioni tjetër, nga kushdo që vjen, mund të jetë spekulim dhe si i tillë është pak i besueshëm. Do të ju mbajmë të informuar në vazhdimësi për zhvillimet që mund të ndodhin ndërkohë” - u shpreh ndër të tjera Kryetari Totaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat