Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka shkruar se me kujdes të veçantë, sigurt dhe në vazhdimësi Prizreni po mbrohet dhe asetet po restaurohen.
Çeku ka thënë se drejt përfundimit është edhe shtëpia e familjes Kirajtani, një objekt banimi me vlerë të lartë arkitektonike dhe artistike.
Sipas tij, asete të tilla e bëjnë qytetin një vend atraktiv për vizitorë.
Dhe me restaurim e funksionalizim të tyre do vazhdojnë të ruhen, të prezantohen dhe të barten për brezat e ardhshëm.