Aktakuzë ndaj një të dyshuari për drogë në Prizren

Prizreni

Aktakuzë ndaj një të dyshuari për drogë në Prizren

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 11:09
Prokuroria Themelore në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Sh.G.

Ai gjendet në paraburgim, për shkak të dyshimit të bazuar mirë, se njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”nga neni 267, paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Sipas aktakuzës, i pandehuri Sh.G., me datë 02.07.2024, në ora 17:35 në Pikën e kalimit kufitar të Vërmicës, pa autorizim transporton substanca apo preparate, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, në atë mënyrë që pasi policia kufitare kishte ndaluar automjetin e markës ‘’AUDI A8’’, të cilin ishte duke e drejtuar vëllai i të pandehurit, A.G., gjatë kontrollit të automjetit, saktësisht në ulësen e pasme të tij, policia ka gjetur një qese plastike me ngjyrë të verdhë me substancë narkotike të llojit “marihunë”, në peshë të përgjithshme prej 300 gram (treqind gram), të cilën substancë e kishte blerë i pandehuri në Shëngjin të Republikës së Shqipërisë në shumën prej 500 € (pesëqind euro), me qëllim që të njejtën ta vë në qarkullim për shitje brenda territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në fund thuhet se prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat