Policia në Prizren me dron mbikëqyrë kundërvajtësit në trafik

Prizreni

Policia në Prizren me dron mbikëqyrë kundërvajtësit në trafik

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Policia në Prizren në kuadër të aktiviteteve operacionale me qellim të ngritjes së nivelit të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, në segmentin rrugor M-25 ka organizuar një pikë kontrolli me përdorimin e dronit në identifikim të kundërvajtësve të cilët ndërmarrin veprime të rrezikshme të tejkalimit në zona të ndaluara.

Policia ka njoftuar se qëllimi i këtij aktiviteti ka qenë vetëdijesimi i pjesëmarrësve në trafik në respektimin e rregullave, shenjave të trafikut, ligjit për rregullat në trafikun rrugor e me theks të veçantë tejkalimet në zonën e ndaluar.

“Njësiti rajonal i trafikut rrugor do të vazhdoj edhe ditëve në vijim me aktivitete të ngjashme, sidomos në zonat të cilat janë të identifikuara potencialisht të rrezikshme për sigurinë në trafik”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik në respektimin e shenjave dhe rregullave të trafikut, të respektojnë tolerancën e ndërsjellët njerëzorë në raport me pjesëmarrësit tjerë, sepse në këtë mënyrë do të shpëtojmë jetë dhe do të jemi më të sigurt në rrugë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat