Rrënimi i monumteteve në Prizren, rasti pritet t’i kalojë Prokurorisë Speciale

Prizreni

Rrënimi i monumteteve në Prizren, rasti pritet t’i kalojë Prokurorisë Speciale

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 20:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ka gati tre muaj që është rrafshuar.

E në vendin ku dikur kanë qenë të ngritura tri monumente historike në kompleksin monumental “Saraji i vjetër” në Prizren, tashmë i janë vendosur shiritat.

Kjo pasi në ish-fabrikën e barnave “Farmakos”, nëpërmjet një tabele bëhet e ditur se në të njëjtën hapësirë do të ndërtohet objekt me shumë funksione.

Opozita në Prizren, thotë që me këtë qasje të pushtetit komunal janë në rrezik edhe asetet tjera në qendër të qytetit.

Megjithatë nga Ministria e Kulturës është vendosur shenja se ndalohen punimet në këtë zonë.

Për rrënimin e këtyre monumenteve, ky institucion ditën e djeshme ngriti padi ndaj kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj dhe katër zyrtarëve tjerë,

Ndërsa nga Prokuroria Themelore në Prizren, bëjnë të ditur se lënda pritet t’i kalojë Prokurorisë Speciale.

“Referuar kërkesës tuaj për informacione, Prokuroria Themelore në Prizren, ju njofton se dje me datë 21.08.2024 në këtë prokurori është dorëzuar kallëzimi penal nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, lidhur me rrënimin e paligjshëm të “Kompleksit Saraji i Vjetër” në Prizren. Në bazë të kompetencës, rasti në fjalë do të kalojë për trajtim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK)”, thuhet nga Prokuroria e Prizrenit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat