Motoçiklistët vullnetarë që mbështetën shuarjen e zjarreve në Prizren pranojnë mirënjohje nga kryetari Totaj

Prizreni

Motoçiklistët vullnetarë që mbështetën shuarjen e zjarreve në Prizren pranojnë mirënjohje nga kryetari Totaj

Më: 23 gusht 2024 Në ora: 19:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj të premten ka ndarë mirënjohje për motoçiklistët Rehat Haliti dhe Almedin Ismaili për angazhimin e tyre të dalluar gjatë muajit gusht në mbështetje të zjarrfikësve për shuarjen e zjarreve në Prevallë.

Me kënaqësi të veçantë ndamë sot mirënjohje për z. Rehat Haliti dhe z. Almedin Ismaili për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në situatën emergjente të zjarrit të shfaqur në Prevallë ditë më parë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Brigadën e Zjarrfikësve të Prizrenit”, ka bërë të ditur Totaj.

Sipas tij, përkushtimi i këtyre vullnetarëve, por edhe i akterëve tjerë është shembull që duhet ndjekur.

Përkushtimi i tyre dhe i të gjithë akterëve të përfshirë për sigurinë e mirëqenien e komunitetit është shembull i shkëlqyer për të gjithë”, është shprehur Totaj.

Motoçiklistët Ismaili dhe Haliti në mënyrë vullnetare janë angazhuar për shuarjen e zjarreve, duke mbështetur përpjekjet e zjarrfikësve në Parkun Kombëtar Sharri.

Madje ky angazhim është pasqyruar edhe në mediat ndërkombëtare si Reuters. Aty është përshkruar se si Smaili dhe shokët e tij me motoçikleta për ditë të tëra kanë transportuar ujë te zjarrfikësit për shuarjen e flakëve.

Zjarret në Parkun Kombëtar Sharri, kryesisht në zonën e Oshlakut, Majën e Arnenit dhe në zonën e Prevallës sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës kanë shkaktuar dëme të shumta, marrë parasysh ‘vlerën natyrore që bartin këto ekosisteme të rralla të rrobullit’.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat