Prizreni nis përgatitjet për festat e fundvitit, jep tender mbi 88 mijë euro për dekorimin e qytetit

Prizreni

Prizreni nis përgatitjet për festat e fundvitit, jep tender mbi 88 mijë euro për dekorimin e qytetit

Më: 24 gusht 2024 Në ora: 08:27
Prizren

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka filluar përgatitjet rreth katër muaj më herët për festat e fundvitit. Tashmë është dhënë tender në vlerë mbi 88 mijë euro për dekorimin e qytetit.

Pjesët e qytetit që parashihet të dekorohen për festat e fundvitit janë Sheshi i Shatërvanit, Sheshi i Dëshmorëve, Kalaja, rruga “Remzi Ademaj”, rruga “Shuaip Spahiu”, rruga “Adem Jashari”, Parku te Qafa e Kishës, shtrati i Lumbardhit dhe ura e Arastës, oborri te Shtëpia e Bardhë, rrethi në Bazhdarhane.

“Deinstalimi, demontimi, ngarkimi, trasporti dhe shkarkimi i gjthë materialit dekorativ. I tërë materiali duhet të kthehet në depon e komunës. Para se të kthehet materiali duhet të paketohet ndërsa meteriali nga konstruksioni i metalit të demolohet me kujdes të lidhen dhe të jenë të gatshme për ripërdorim. Materiali i cili konsiderohet si material i shpenzuar duhet të specifikohet dhe të miratohet nga OM., dhe nuk mbetet në pronësi të komunës”, janë punët që parashihet të kryhen sipas dosjes.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë ka qenë 90 mijë euro, e në fund është dhënë për 88 mijë e 480 euro.

Kontrata i është dhënë kompanisë “Multi Business Group SH.P.K”.

“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për dhënie te kontratës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat