Shembja e objektit ”Saraji i Vjetër” ka nxitur debat mes kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj dhe ministrit të Kulturës, Hajrulla Çekut.
Duke qenë se MKRS, ka ngritur kallëzim penal me akuzën se objekti është rrënuar jashtëligjshëm meqë është monument i Trashëgimisë Kulturore, kryetari i Prizrenit Totaj, në Edicionin Special sonte pati disa përgjigje ndaj ministrit Çeku.
”Ministria është vonuar në respektim të afatit për kthim të përgjigjes, dhe si pasojë e moskthimit të përgjigjes në afat ligjor, komuna e ka marrë të drejtën të veprojë dhe t’i japë lejen investitorit”.
”Gjatë zgjatjes së procedurës së dhënies së lejes, MKRS ka filluar në mënyrë të kundërligjshme, procesin e kalimit të asaj prone në mesin e objekteve të mbrojtura të Trashëgimisë Kulturore”.
”MKRS këtë e ka bërë pa e bërë valorizimin e nevojshëm, pa respektuar hapat ligjorë dhe pa e njoftuar komunën fare”.