Totaj njofton se ka filluar rrënimi i tejkalimit në objektin e ndërtuar afër Landovicës

Prizreni

Totaj njofton se ka filluar rrënimi i tejkalimit në objektin e ndërtuar afër Landovicës

Më: 6 shtator 2024 Në ora: 19:09
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka njoftuar se ka filluar rrënimi i tejkalimit në objektin, i cili ishte pajisur me leje ndërtimore, por kishte tejkalim. Në këtë rast leja ishte marrë për “ranch për kalërim”, ndërsa gjatë zbatimit të projektit objekti gradualisht është shndërruar në motel.

Ka filluar rrënimi i objektit që ndodhet afër deponisë së mbeturinave në Landovicë, objekt i cili ka lejen e ndërtimit të marrë nga Drejtoria e Urbanizmit, por ka bërë tejkalimin e saj; ky tejkalim do të rrënohet”, ka njoftuar Totaj në rrjetet sociale.

Sipas tij proces i rrënimit ka nisur të premten dhe po kryhet nga Inspektorati i Komunës së Prizrenit, raporton Telegrafi.

Në të njëjtën kohë i ka bërë thirrje të gjitha palëve që ti respektojnë lejet ndërtimore.

“Ftojmë të gjithë qytetarët të pajisen me leje ndërtimi dhe t’i respektojnë lejet me të cilat pajisen; përndryshe, do të jemi të detyruar të veprojmë sipas ligjit për rrënimin e tyre”, ka shkruar Totaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat