Zbulohet në Prizren, busti i dëshmorit Xhevat Berisha

Prizreni

Zbulohet në Prizren, busti i dëshmorit Xhevat Berisha

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 13:55
Zbulohet në Prizren, busti i dëshmorit Xhevat Berisha

Në Prizren u shënua “Dita e Dëshmorëve”, e me këtë rast u bë dhe zbulimi i bustit i Dëshmorit të Kombit, Xhevat Berisha, në shkollën e Tusuzit.

Kështu bëri të ditur deputetja Ariana Musliu-Shoshi përmes një postimi në Facebook.

“Kjo datë është një moment i rëndësishëm për të kujtuar historinë dhe trashëgiminë e shtetit tonë si dhe është një mundësi për ta shprehur respektin dhe mirënjohjen ndaj dëshmorëve dhe familjeve të tyre”, ka shkruar deputetja.

“Lavdi e përjetshme heroit Xhevat Berisha, gjithë heronjve, dëshmorëve dhe të rënëve për liri!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat