Në Prizren shënohet Dita e Boshnjakëve

Prizreni

Në Prizren shënohet Dita e Boshnjakëve

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Në kuadër e Ditës së Boshnjakëve në Prizren janë mbajt shumë aktivitete prej përfaqësuesve të komunitetit boshnjak dhe shoqatave joqeveritare.

Në organizimin e Shoqatës kulturore “Sharski behar”, apo “Behari i Sharrit” sot u mbajt edhe defilimi tradicional, i cili u nis prej Kompleksit të Lidhjes së Prizrenit duke vazhduar deri te sheshi “Shatërvan”.

Në defilim kanë qenë përfaqësues politikë, shoqëria civile nga komuniteti boshnjak. Në këtë kremtim kanë marrë pjesë edhe qytetarët prej komuniteteve tjera të cilët jetojnë në Kosovë.

Ndërsa në orët e pasdites, u mbajt konferenca nën patronatin e zëvendëskryeministres për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut, në të cilën është folur për pozitën e boshnjakëve dhe sfidat që e ka ky komunitet.

Ndërkaq në mbrëmje në Prizren, Shoqata kulturo artistike boshnjake “Sharski Behar”, apo “Behari i Sharrit” organizon edhe koncertin tradicional.

 Edhe në qytetet tjera, sikurse në Dragash, Pejë dhe në Prishtinë është kremtuar Dita Kombëtare e Boshnjakëve, e cila në Kosovë kremtohet për 15 vite.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat