Totaj pret Hamzën në Prizren: Folëm për planet, prioritet ngritja e cilësisë së jetës së qytetarëve

Prizreni

Totaj pret Hamzën në Prizren: Folëm për planet, prioritet ngritja e cilësisë së jetës së qytetarëve

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 21:40
Foto nga takimi

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se sot e ka pritur në këtë komunë kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamzën.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se me Hamzën kanë folur për planet, siç u shpreh, me prioritet ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve.

“Në vazhdën e kremtimit të 25 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, kandidati i PDK-së për kryeministër, miku im Bedri Hamza, vizitoi sot Prizrenin me kolegë dhe kisha kënaqësinë t’i pres në qendër të qytetit. Si kandidat i subjektit politik të dëshmuar për progres, shtetndërtim e zhvillim, me z. Hamza diskutuam për planet që na presin në vijim, gjithmonë duke e pasur prioritet ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm social e ekonomik”.

“Qeverisja aktuale e PDK-së në Prizren është shembull se si duhen trajtuar çështjet me interes për publikun, gjë të cilën Partia Demokratike e Kosovës e ka praktikar gjatë 25 vjetëve të ekzistimit. Do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm si në qeverisjen komunale, ashtu edhe në atë qendrore”, ka shkruar Totaj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat