Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë ndaj një personi, dyshohet se e plagosi dikë për shkak të një borxhi

Prizreni

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë ndaj një personi, dyshohet se e plagosi dikë për shkak të një borxhi

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 11:09
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj B.U të dyshuar për “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ai dyshohet se më 17 maj e ka plagosur një person pasi ia kishte kërkuar 2 mijë e 500 euro në formë të borxhit dhe viktima i ka thënë se nuk ka.

“Sipas aktakuzës, i akuzuari B.U., me datë 17.05.2024, rreth orës 17:30 min, në fshatin Nashec të Komunës së Prizrenit, me dashje tenton ta privojë nga jeta personin tjetër, në atë mënyrë që pasi takohet me viktimën J.A., paraprakisht kërkon nga i njëjti t’ia jap një shumë parash prej 2,500.00 € (Dymijë e pesëqind euro) në formë të borxhit dhe pasi viktima i thotë se nuk e posedon një shumë të tillë, i njëjti nxjerr pistoletën dhe nga dritarja e automjetit të markës ‘’ËV Passat CC’’ , e cila ka qenë e hapur,  shkrep në drejtim të viktimës, me ç’rast e plagos në këmbën e tij të djathtë dhe largohet nga vendi i ngjarjes, si pasojë e lëndimeve të marra, viktima i nënshtrohet tretmanit mjekësor pranë Repartit Kirurgjik të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë” sipas KPRK-së.”

Po ashtu, i akuzuari B.U., mban në pronësi, kontroll dhe posedim armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët, dhe me këto veprime ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.”

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprat penale për të cila akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat