Prokuroria e Prizrenit në muajin shtator ka ngritur 192 aktakuza, Departamenti për të Mitur me 20 propozime për shqiptimin e masave edukative

Prizreni

Prokuroria e Prizrenit në muajin shtator ka ngritur 192 aktakuza, Departamenti për të Mitur me 20 propozime për shqiptimin e masave edukative

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 11:35
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, të martën ka njoftuar se gjatë muajit shtator ka ngritur gjithsej 192 aktakuza, kundër 260 personave të dyshuar, për raste të ndryshme penale.

“Në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur 6 aktakuza kundër trembëdhjetë 13 personave”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Komunikim Publik të Prokurorisë Themelore në Prizren.

Tutje theksohet se në Departamentin për të Mitur, janë ngritur 20 propozime për shqiptimin e masave edukative, të diversitetit ose dënimeve, kundër 39 të miturve.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, i kësaj prokurorie gjatë muajit shtator, ka ngritur 166 aktakuza kundër 208 personave, për vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjithashtu ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat