Vdes Zyhra Sallauka nga Prizreni – u kishte bërë konak ushtarëve të UÇK-së

Prizreni

Vdes Zyhra Sallauka nga Prizreni – u kishte bërë konak ushtarëve të UÇK-së

Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 18:19
Vdes Zyhra Sallauka nga Prizreni – u kishte bërë konak ushtarëve të UÇK-së

Ka ndërruar jetë Zyhra Sallauka, gruaja e cila u bëri konak luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë viteve të vështira të luftës.

Lajmi për vdekjen e saj u bë i ditur nga Sami Lushtaku, përmes një postimi në Facebook.

Zyhra Sallauka ishte nëna e ushtarit të UÇK-së, e Skender Sallauka.

Nëna Zyhrë ishte një grua e fortë dhe me zemër të madhe, që në periudhat më të vështira të ilegalitetit, gjatë rrugëve për në Shqipëri dhe kthimin prapa, na ka mirëpritur në shtëpinë e saj dhe na ka përgatitur ushqim mua dhe shumë bashkëluftëtarëve të tjerë. Do ta kujtojmë gjithmonë për humanizmin dhe virtytet e saj fisnike”.

“Ngushëllimet më të sinqerta bashkëluftëtarit Skender, gjithë miqve dhe dashamirëve!”, shkroi Lushtaku në postimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat