Prizreni fillon përgatitjet për festat e fundvitit - Totaj me shaka: Do bëhet më mirë se Prishtina!

Prizreni

Prizreni fillon përgatitjet për festat e fundvitit - Totaj me shaka: Do bëhet më mirë se Prishtina!

Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 09:29
Shaqir Totaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj në emisionin e mëngjesit ka njoftuar se qyteti i Prizrenit ka filluar pregaditjet për festat e fundvitit.

Ai ka thënë se Prizreni gjatë këtyre festave do të duket më bukur se kryeqyteti i Prishtinës.

“Ne kemi filluar me zbukurimin e qytetit më përpara në mënyrë që në dhjetor çdo gjë të jetë gati, pasi do të ketë edhe qytetarë nga diaspora dhe kur të vijnë në Prizren dua që të mos zhgënjehen, në fillim të dhjetorit lansohet programi por deri atëherë pregaditjet po shkojnë mirë.

Jam shumë i sigurt që çdo gjë do të shkojë në rregull, duhet të shtojë se tek pjesa e shatërvanit këto kabllot e rrymës që na kanë penguar i kemi larguar dhe i kemi futur në tokë edhe kjo do t’a zbukurojë shatërvanin”, tha ai.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat