Gara për kryeprokuror në Pejë dhe Prizren, prijnë Qavolli dhe Kryeziu

Prizreni

Gara për kryeprokuror në Pejë dhe Prizren, prijnë Qavolli dhe Kryeziu

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 13:56
Kandidatet

Për të parin e Prokurorisë Themelore të Pejës, në garë janë tre kandidatë prokurori Ersan Qavolli, si dhe prokuroret Lumturije Vuçetaj dhe Sanije Gashi-Seferi.

Paneli Vlerësues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, bazuar në Rregulloren 07/2024 për Emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryeprokurorëve të Prokurorive të Republikës së Kosovës, më 17 dhjetor 2024, ka zhvilluar intervistën për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Pejë.

Në bazë të tyre Ersan Qavolli ka 91.8 pikë, Lumturije Vuçetaj 88 pikë dhe Sanije Gashi Seferi 71 pikë.

Ndërkaq, Paneli Vlerësues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, bazuar në Rregulloren 07/2024 për Emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryeprokurorëve të Prokurorive të Republikës së Kosovës, më 17 dhjetor 2024, ka zhvilluar intervistën për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prizren.

Petrit Kryeziu, po i prinë garës i vetëm për Kryeprokuror në Prizren.

Ai është vlerësuar me 97.6 pikë.

Ndryshe, në fund të muajit Këshilli Prokurorial i Kosovës do të mbaj takim, ku edhe do të vihen në votim kandidatet për kryeprokuror në disa prokurori të Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat