Fshatrat Vlashnje, Kobajë, Murademë, Korishë e Grazhdanik, me orë e disa edhe me ditë të tëra pa rrymë elektrike.
Rrjeti i amortizuar nuk po e përballon dot ngarkesën, ndërsa disa trafo janë djegur edhe kabllot kryesore.
Banorët e fshatit Kobajë në komunën e Prizrenit po përballen me mungesë të theksuar të rrymës elektrike
. Në orët e vona të mbrëmjes së premte u dogjën edhe kabllot e trafos së fshatit. Në fshat ka edhe shumë mërgimtarë thonë banorët.
Punëtorët e KEDS-it janë duke u munduar që të evitojnë defektin por ata shprehen se ngarkesa e rrjetit është shumë e madhe. Në gjendje të rëndë të furnizimit me rrymë janë edhe banorët e Vlashnjes, Murademës, Grazhdanikut, Korishës e Hoçës së Qytetit.