Daut Haradinaj: Fshatrat e Prizrenit mbi 100 orë pa rrymë, këtë palaço qeveri duhet dërguar në shtëpi

Prizreni

Daut Haradinaj: Fshatrat e Prizrenit mbi 100 orë pa rrymë, këtë palaço qeveri duhet dërguar në shtëpi

Më: 29 dhjetor 2024 Në ora: 21:34
Daut Haradinaj

Kandidati për deputet nga AKK-ja, Daut Haradinaj, ka thënë se fshatrat e Prizrenit janë për më shumë se 100 orë pa rrymë.

Ai përmes një postimi në Facebook, deklaroi se më mirë të blejnë dru tani deri në zgjedhje e me çu në shtëpi, këtë “palaço” qeveri

“Merreni me mend, në fundvit fshatrat e Prizrenit janë pa rrymë rreth 100 orë. Fshatrat Grazhdanik, Kobaj dhe Muradem të Prizrenit mbi 100 orë pa energji elektrike.

Pse duhet me pagu rrymën populli i Kosovës? Më mirë me ble dru e me u nxe deri më 9 shkurt e me çu në shtëpi këtë palaço qeveri”, shkroi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat