Banorët e dëmtuar nga shpërthimi i mjeteve piroteknike në Prizren do të kompensohen, kanë 7 ditë afat për parashtrim të kërkesës

Prizreni

Banorët e dëmtuar nga shpërthimi i mjeteve piroteknike në Prizren do të kompensohen, kanë 7 ditë afat për parashtrim të kërkesës

Më: 3 janar 2025 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar sot se banorët e dëmtuar nga incidenti me mjete piroteknike natën e Vitit të Ri në afat prej shtatë ditësh mund të parashtrojnë kërkesën për dëmet që u janë shkaktuar që më pas të kompensohen.

“Komisioni për vlerësimin e dëmeve të shkatuara nga incidenti me mjete piroteknike në lagjen “Bazhdarhane” ishte sot në vendin e ngjarjes për t’i informuar banorët e dëmtuar se duhen, në afat prej 7 ditësh sipas ligjit, të parashtrojnë kërkesë në Drejtorinë e Emergjencave dhe Sigurisë për dëmet që u janë shkaktuar”, ka shkruar Totaj.

Dy persona morën lëndime nga një shpërthim i pakontrolluar i mjeteve piroteknike në një pikë të shitjes në Prizren natën e Vitit të Ri.

Njëri prej të lënduarve ishte në një gjendje më të rëndë dhe ishte dërguar për në QKUK për trajtim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat