Banorët e fshatit Zhur të Prizrenit, saktësisht ata që banojnë në rrugën “Pritja Lumjane” të këtij fshati po përballen me një situatë të rrezikshme.
Një shtyllë elektrike bashkë me kabllot e varura në të kanë rënë dhe po rrezikojnë qytetarët që kalojnë atypari.
Banorë të këtij fshati kanë dërguar në redaksi pamje nga vendi i ngjarjes të cilët kanë thënë se rreziku është i madh.
Sipas tyre, ndonëse kanë lajmëruar KEDS-in dhe organet kompetente ende askush nuk ka ndërmarrë asnjë hap për ta rregulluar atë.