Komuna e Prizrenit dhe AZhR Jug pajtohen për zbatimin e politikave të zhvillimit rajonal

Prizreni

Komuna e Prizrenit dhe AZhR Jug pajtohen për zbatimin e politikave të zhvillimit rajonal

Më: 21 janar 2025 Në ora: 12:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, të martën ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Agjencinë për Zhvillim Rajonal Jug (AZhR Jug).

Sipas njoftimit të Komunës së Prizrenit, qëllimi i këtij memorandumi është zbatimi i politikave të zhvillimit rajonal.

Në këtë kuadër parashihet që AZhR Jug në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit “të hartoj, dizajnoj dhe zbatoj projektin ERPK, skemën e granteve për biznese, sidomos të bizneseve me pronare gra, duke rritur kështu prodhimin dhe përpunimin, me ç‘rast do të krijohen vende të reja të punës në Komunën e Prizrenit”.

Gjithashtu sipas njoftimit memorandumi në fjalë “ka qëllim rritjen e kapaciteteve njerëzore lokale përmes projekteve të financuara nga burimet e brendshme dhe të jashtme”.

AZhR Jug angazhohet për të kontribuuar në zhvillimin ekonomik të rajonit jugor të Kosovës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat