Degës së Vetëvendosjes në Prizren i bashkohen disa anëtarë të rinj

Prizreni

Degës së Vetëvendosjes në Prizren i bashkohen disa anëtarë të rinj

Më: 27 janar 2025 Në ora: 20:44
Pamje nga takimi

Valmir Shala, Gafurr Krasniqi dhe Alban Xhemaj janë anëtarët e rinj të cilët ju bashkuan sot degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren.

Për anëtarësimet e reja në këtë degë është njoftuar në faqen zyrtare të Vetëvendosjes në Prizren, duke i cilësuar si emra që i japin peshë të veçantë Lëvizjes.

Njoftimi i plotë:

Në Prizren, rritja e Lëvizjes Vetëvendosje vazhdon me një hov të madh. Anëtarësimet e përditshme janë dëshmi e përkushtimit dhe besimit të qytetarëve për vizionin në sloganin “Cep më Cep”. Këto anëtarësime përfshijnë emra që i japin peshë të veçantë Lëvizjes.

Valmir Shala, djali i dëshmorit Ymer Shala (Kaqaku), i cili ra më 11 mars 1999 në fshatin Jeshkovë, tashmë i është bashkuar radhëve të Vetëvendosjes, duke i dhënë kësaj lëvizjeje një mbështetje me rëndësi të veçantë.

Gjithashtu, Gafurr Krasniqi nga fshati Jeshkovë dhe Alban Xhemaj nga lagjja e Trimave janë ndër anëtarët e rinj që kanë zgjedhur të bëhen pjesë e kësaj kauze të madhe.

Ky entuziazëm dhe angazhim qytetar e afron gjithnjë e më shumë synimin për 500 mijë zemra, duke dëshmuar se Vetëvendosje është më reale dhe më e fuqishme se kurrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat