Haradinaj në Korishë: Me ne çmimi i energjisë do të ulet

Prizreni

Haradinaj në Korishë: Me ne çmimi i energjisë do të ulet

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 21:34
Pamje nga tubimi

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK e Nisma me partnerët, Ramush Haradinaj, para banorëve në Korishë premtoi projekte konkrete për furnizim stabil me ujë te pijshëm dhe në infrastrukturë për zonën e Kabashit.

"Prej se e kemi kryer ushtrinë kam punuar për NATO. Na kanë besuar e kemi bërë ushtrinë, nëse e marr votën tuaj nuk rritet çmimi i energjisë. Kur s’ka punuar miniera për 3 javë jemi marr vesh për shpronësimet dhe ka filluar të punojë. Do ta zbresim 20%  çmimin e energjisë për 2 vite e gjysmë. Nëse e marr udhëheqjen e qeverisë, duam ta ndërtojmë digën e Manastiricës për furnizim me ujë. Në çdo investim publik do ta hapim mundësinë për bashkëfinancim", ka theksuar Haradinaj.

Kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi njëherësh kandidat për deputet premtoi se do të angazhohet në zbatimin e zotimeve të Haradinajt.

"Duhet ta zhvillojmë vendin, kryeministri Haradinaj e ka dëshmuar si bëhet lufta e paqja, do të tregojë edhe se si bëhet procesi i anëtarësimit në NATO dhe zhvillimi ekonomik", ka theksuar Krasniqi.

Në këtë tubim u prezantuan kandidatët për deputetë nga koalicioni AAK-Nisma nga rajoni i Prizrenit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat