Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë kundër një personi për narkotikë

Prizreni

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë kundër një personi për narkotikë

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër një personi për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas aktakuzës, “i akuzuari K.T., përgjatë periudhës kohore Tetor – Nëntor 2024, në kohë të pacaktuar në Prizren, pa autorizim shpërndanë dhe shet substancë psikotrope të llojit mariuhanë në sasi të mëdha, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, në atë mënyrë që pas një kontrolli nga ana e policisë në banesën e tij më datë 11.11.2024, rreth orës 11:40 min, në Prizren, i janë gjetur:

– Tetëmbëdhjetë (18) qese najloni të përgatitura për shitje me substancë narkotike të llojit mariuhanë me peshë 32.62 gram,

– Një (1) foli alumini me substancë narkotike e llojit mariuhanë me peshë prej 3.02 gram,

– Substancë narkotike e llojit mariuhanë me peshë prej 1.58 gram,

– Një (1) kavanoz qelqi brenda së cilës gjendej substanca narkotike e llojit mariuhanë me peshë 1.32 gram,

– Një (1) qese najloni me substancë e llojit mariuhanë me peshë 45.52 gram,

– Një (1) kavanoz qelqi brenda me substacën narkotike e llojit mariuhanë me peshë 49.74 gram,

– Substancë e llojit mariuhanë në peshë prej 1.41 gram,

–  Pesëmbëdhjetë (15) qese të vogla paketimi dhe dymbëdhjetë (12) të mëdha,

– Një (1) rrole me foli alumini,

– Një (1) peshore digjitale me mbishkrim CONSTANT,

– Qese najloni për paketime, si dhe 6×10 €.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat