mbasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Aivo Orav, ka vizituar sot punimet në një shkollë në lagjen “Dardania” në Prizren, e cila është mbështetur nga Bashkimi Evropian. Shkollë, e cila i ka kushtuar 5.2 milionë euro, me një kapacitet për 900 nxënës.
Shefi i Zyrës së BE-së, Orav tha se shkolla është gati për t’u shfrytëzuar, por ka mbetur vetëm edhe inventari i shkollës.
Pas kësaj vizite, Orav ka takuar edhe kryetarin e komunës së Prizrenit, Shaqir Totajn.
Ambasadori i zyrës së BE-së, Aivo Orav, është shprehur se në këtë takim është biseduar edhe për çështje politike, e për zgjedhjet e fundit në Kosovë.
Sipas tij, asnjë numër nuk është i rëndësishëm për të me shumë se 92 për qind, e ky 92 për qind për të ka domethënie se 92 për qind e qytetarëve në Kosovë e mbështesin anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Orav shtoi se Qeveria e re që do të vjen ka një përgjegjësi të madhe të plotësojë kriteret për anëtarësimin e Kosovës në BE.
Orav: Shihet se shkolla është gati,
“BE-ja është një prej donatorëve më të mëdhenj në Kosovë, dhe do të vazhdojmë që të ju ndihmojmë… Shihet se shkolla është gati vetëm se duhet të bëhen lidhjet e duhura me energji elektrike, kështu që nxënësit mund të fillojnë së shpejti ta shfrytëzojnë objektin. Biseduam për çështje politike, për zgjedhje, e dimë se votat janë në numërim e sipër. Kemi dëgjuar përqëindje të ndryshme si 40 për qind 20 për qind, mirëpo mendimi im është se më i rëndësishmi 92 përqindshi. 92 për qind të qytetarëve të Kosovës e mbështesin anëtarësimin në BE. Kjo është një përgjegjësi shumë e madhe për ne por shumë përgjegjësi e madhe për qeverinë e re për ta përmbushur për qytetarët e Kosovës. Shpresoj që informatat të rrjedhin lirshëm dhe së shpejti të kemi qeverinë e re”, u shpreh Orav.
Ndërsa, kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir totaj tha se BE-ja është donatori më i madh i Kosovës që nga paslufta. Ndërkaq, ai shpreson që BE-ja të tërheq masat ndaj Kosovës.
Totaj: BE është donatori më i madh në Kosovë
“Folëm lidhur me Prizrenin me mënyrën e funksionimit të qeverisjes lokale, po ashtu temat aktuale në nivel nacional, për zgjedhjet e fundit, me bashkëpunimin që Kosova do ta ketë dhe duhet ta ketë me BE-në. Të gjithë së bashku, të japim kontributin me përmirësua ambientin politik dhe të përgjithshëm sa i përket zhvillimit ekonomik. Në të ardhmen do të kemi jo vetëm takime, por edhe aksione konkrete në drejtim të përkrahjes së BE-së. Po besojmë që masat ekonomike do të largohen. BE është donatori më i madh në Kosovë”, tha Totaj.
Shkolla e financuar nga BE-ja në Prizren, pritet të hapet me 15 mars të këtij viti.