Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka vizituar Prizrenin sot, duke thënë se është i mahnitur nga sharmi i këtij qyteti.
Në një postim në platformën X, ai ka përmendur disa prej monumenteve që i ka vizituar.
“Xhamia e Sinan Pashës, Ura e Gurit, Shadervani dhe Kisha Ortodokse Serbe dhe të tjera, qëndrojnë si dëshmi e trashëgimisë së pasur kulturore, fetare dhe historike të qytetit”.
Ndër tjera, ai theksoi se është krenar me mbështetjen dhe kontributin e BE-së për ruajtjen e Prizrenit, duke e quajtur si një thesar.