Gjykimi në Prizren, gara fatale me makina, Syla pranon fajin

Prizreni

Gjykimi në Prizren, gara fatale me makina, Syla pranon fajin

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 22:21
Gjykata

Arlind Syla e Irfan Hoti dolën para trupit gjykues të mërkurën, pasi ishin bashkë me Molos Delijan, Nue Bibajn e Liridon Sylën të cilët humbën jetën, derisa grupi po bënte gara me vetura natën e 17 dhjetorit 2023.

Të bëmat e tyre, në autostradën “Ibrahim Rugova” ua tregoi me orë e minutë, prokurori i rastit.

Arlind Syla, djali i axhës së Liridonit të ndjerë, e pranoi fajin, derisa Irfan Hoti jo. Pas deklarimit të të akuzuarve, edhe familjarët e viktimave patën mundësi për fjalët hyrëse.

Siç pritej, ata kërkuan drejtësi përmes avokatëve. Përveç dëshmitarëve, prokuroria në seancat e ardhshme të këtij procesi gjyqësor do të shpalos si provë fajësie edhe raportet e autopsisë për tre të vdekurit, e edhe ekspertizën e gjendjes teknike të automjeteve e atë të trafikut rrugor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat