Ura e Arastës në Prizren mbyllet përkohësisht, Komuna vendos pistona automatikë

Prizreni

Ura e Arastës në Prizren mbyllet përkohësisht, Komuna vendos pistona automatikë

Më: 10 mars 2025 Në ora: 16:19
Ura e Arastës në Prizren

Komuna e Prizrenit ka njoftuar qytetarët se të martën do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në Urën e Arastës.

Sipas njoftimit në këtë pjesë të Qendrës Historike do të fillojnë punimet për vendosjen e pistonave automatikë.

“Nesër, më 11.03.2025, do të fillojnë punimet për vendosjen e pistonave automatik në Urën e Arastës (“Ura e KFOR-it”), me ç’rast do të bllokohet hyra/dalja në këtë zonë të Sheshit Shatërvan”, thuhet në njoftim.

Për këtë arsye është kërkuar që banorët ti shfrytëzojnë rrugët alternative për lëvizje.

“Luten për mirëkuptim qytetarët dhe banorët e kësaj ane deri në realizimin e këtij projekti, ndaj duhet t’i shfrytëzojnë rrugët alternative për lëvizje në këtë zonë”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat