Drejtuar kishës ortodokse autoqefale të Shqipërisë - k.o.a.sh. Drejtuar fortlumturisë së tij - Anastas
Në kuadrin e një shteti laik për të ruajtur dhe forcuar identitetin kombëtar shqiptar dhe për të kujtuar klerikët patriot ortodokse shqiptarë, ne, Intelektualët Ortodokse të Tiranës nëpërmjet Grupit Intelektual Ortodoks të Tiranës i propozojmë Kishës Ortodoksë
Autoqefale të Shqipërisë, të marr në konsideratë bërjen ``Dëshmorë-Martirë`` të Kishës sonë Ortodokse Autoqefale tw Shqipërisë, dhe vendosjen e tyre në Kalendarin ortodoksë të K.O.A.SH.,- gjashte klerikëve të cilët kanë qenë edhe Kryepeshkopët e Shtetit Shqiptar të cilët kanë drejtuar KOASH që nga themelimi i kësaj Kishe deri në ditët e sotme si dhe të katër klerikëve të tjerë ortodoksë shqiptarë.
Këta janë:
-Fan Stilian Noli (Mavromati)-
`Dëshmor` i KOASH, si Kryepeshkopi i Parë i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë (21/11/1923-1924) i cili e bëri Krishtin të flasë shqip, dhe të vendoset në kalendarin orthodox në një datë të caktuar
-Kryepeshkopi Vissarion Joan Xhuvani –
`Dëshmor` i KOASH, si Kryepeshkopi i Dytë i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë (1924-1937) i cili Ruajti me vendosmëri Autoqefalinë, dhe të vendoset në kalendarin orthodox në një datë të caktuar
-Kryeppeshkopi Kristofor -
(Kristofor (?) Kissi) - `Dëshmor` i KOASH, si Kryepeshkopi i Tretë i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë (1937-1948), i cili Ruajti me vendosmëri Autoqefalinë dhe të vendoset në kalendarin orthodox në një datë të caktuar
- Kryepshkop Paisi-
(Pashko (?) Vodica)- `Dëshmor` i KOASH, si Kryepeshkopi i Katërt i
Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë (1949-1966), i cili Ruajti me vendosmëri Autoqefalinë, dhe të vendoset në kalendarin orthodox në një datë të caktuar
- Kryepeshkopi Damian -
(Dhimiter (?) Kokoneshi )- `Dëshmor` i KOASH, si Kryepeshkopi i Pestë i
Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë (1966-1967), i cili Ruajti me vendosmëri Autoqefalinë, dhe të vendoset në kalendarin orthodox në një datë të caktuar.
B.. Klerikëve ortodoksë dhe Patriotëve ortodoksë, që dhanë kontribut në forcimin e Autoqefalisë së Kishës ortodoksë të Shqipërisë, dhe të vendosen në kalendarin orthodox në një datë të caktuar.
-Kostandin Kristoforidhi –Dëshmor I Koash
-Papa Kristo Negovani -Deshmor I Koash
-Mihal Grameno -Deshmor I Koash
-At Stath Melani -Deshmor I Koash
Jemi të hapur edhe për vlerësime të tjera nga K.O.A.SH., dhe për përmirësimin e teknikaliteteve sipas kërkesave të Ortodoksisë.
Ky propozim bëhet në kuadrin e respektimit të drejtuesve të Komunitetit tonë Orthodoks dhe në kuadër të respektimit të këtyre Martirëve të Shqipërisë të cilët u përpoqën, punuan, dhe sfiduan regjimet në fuqi për të ruajtur dhe prosperuar Komunitetin tonë orthodoks shqiptar, identitetin dhe traditat tona të jashtëzakonshme e të lashta duke ruajtur besimin e krishterë.
Grupi i intelektualeve ortodoksë të Tiranës.