Një studim i kryer nga Pew Research, në të cilin nuk përfshihen Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ka treguar se sa e rëndësishme është feja për evropianët.
Sipas ueb sajtit Landgeist.com, duket se ka disa mbivendosje me hartat e mëparshme rreth fesë në Evropë.
Evropa perëndimore dhe ajo veriore kanë kryesisht përqindjet më të ulëta. Por përqindjet më të ulëta mund të gjenden në Estoni (6%), Republikën Çeke (7%), Danimarkë (8%) dhe Zvicër (9%).
Është interesante se ka më shumë njerëz që besojnë në Zot, sesa njerëz që mendojnë se feja është e rëndësishme, shkruan Landgeist.
Përqindjet më të larta mund të gjenden sërish në Poloni (29 për qind), Portugali (36 për qind) dhe Evropën Juglindore. Rumania (50%), Bosnja (54%) dhe Greqia (55%) janë të vetmet vende evropiane ku shumica e popullsisë mendon se feja është e rëndësishme në jetën e tyre.
Në Kroaci 42 për qind e popullit mendon se feja është e rëndësishme në jetën e tyre, ndërsa kjo shifër është përgjysmë më e ulët në Itali - 21 qind.
22 për qind e spanjollëve mendojnë se feja është e rëndësishme në jetën e tyre, 20 për qind e holandezëve mendojnë po njësoj, sikurse edhe 11 për qind e belgëve.
Në Britani të Madhe 10 për qind e popullsisë mendojnë se feja është e rëndësishme në jetën e tyre. Në Gjermani 11 për qind e qytetarëve konsiderojnë fenë të rëndësishme, në Hungari 14 për qind, Bullgari 19 për qind, Sllovaki 23 për qind, Moldavi 42 për qind. Ndër vendet skandinave Suedia e Finlanda kanë nga 10 për qind, ndërsa Norvegjia 19 për qind.
Në mesin e vendeve që nuk ishin të përfshira në këtë studim janë edhe Sllovenia, Islanda, San Marino, Andorra, Monako, Vatikani, Lihtenshtajni dhe Luksemburgu.