Muaji i Madhërishëm i Ramazanit: Thirrje për vetëdijesim dhe solidaritet!

Religjion

Muaji i Madhërishëm i Ramazanit: Thirrje për vetëdijesim dhe solidaritet!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 22 mars 2023 Në ora: 18:11
Autori Ismail Muçiqi

Agjërimi i besimtarëve Myslimanë në këtë muaj të rahmetit reflekton në shumë dimensione tek njerëzit. Kudo nëpër fshatra dhe vendbanime tona po mbretëron një atmosferë e ngrohtë e përcjellë me entuziazëm se në këtë muaj të Ramazanit vetëdija, sjellja dhe veprimi i njerëzve do të ndryshojë në aspektin pozitivë. Shpresojmë se në këtë muaj qytetarët do ti kryejnë obligimet fetare që na i udhëzon Kurani ky libër i shenjtë.

Gjithmonë gjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit solidariteti i njerëzve reflekton kudo nga familja deri tek institucionet më të larta fetare. Shpresojmë se gjatë këtij muaji qytetaret do të çlirohen nga debatet politike nëpër televizionet tona me plotë banalitete. Padyshim se është momenti që raportet ndër njerëzorë të përafrohen duke i lënë anash botëkuptimet primitive, inatet dhe urrejtjet ndërmjet nesh.

Muaji i Ramazanit është muaj i cili për mesazh ka largimin e të gjitha të këqijave të cilat po e rëndojnë shoqërinë në përgjithësi. Shpresojë se edhe njerëzit e politikës do të sillen në mënyrë racionale ndaj obligimeve që kanë ndaj qytetareve duke i përfaqësuar në institucionet e ndryshme të Shtetit të Kosovës.

Interesat personale për qëllime të ndryshme në luftë për pushtet dhe për bajraktarizëm në këtë muaj të agjërimit duhet të flakën duke e ndryshuar sjelljen dhe qasjen ndaj interesave madhore të shtetit dhe kombit. Është koha që te lëmë anash retorikën dhe folklorizmin “patriotik” duke e akuzuar njëri tjetrin për tradhti “kombëtare” ky lloj i komunikimit shpreh nivelin e ulët të kulturës të njerëzve pa dinjitet. Po theksojmë se një nga mesazhet më të rëndësishme gjatë agjërimit të këtij muajit të Ramazanit pa dyshim se është përafrimi dhe bashkimi i njerëzve rreth interesave madhore për ti ruajtur vlerat tradicionale historike të kombit Shqiptarë në përgjithësi.

Zoti është afër atyre që bashkohen dhe atyre të cilët kontribuojnë duke ndarë një pjesë të kapitalit për njerëzit dhe familjet e varfra të cilat përballen me skamje dhe varfëri. Andaj në fund të kontribuojmë të gjithë që përmes këtij muaji të Agjërimit t'ia kthejmë aromën dhe nostalgjinë e Ramazanave që gjithmonë ishin shtytje në ngritjen e vetëdijes dhe përkushtimit të njerëzve për ti dhënë kuptim jetës përmes besimit fetarë. Patjetër duhet theksuar se gjenerata e re me përkushtim dhe vet dëshirë kanë shprehur vullnetin kudo që të Agjërojnë në këtë muaj të shenjtë duke ja shtuar kuptimin dhe madhështinë atmosferës festive të pritjes së iftarit. Andaj urime të gjithë atyre që Agjërojnë Zoti qoftë me ta!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat