Bane Zot andërr!

Religjion

Bane Zot andërr!

Nga: Agron Shabani Më: 28 mars 2023 Në ora: 17:55
Autori Agron Shabani

Thonë se disa "intelektualë, patriotë, gazetarë, analistë, ose publicistë shqiptarë" në Kosovë dhe emigracion ose diasporë, sigurisht të mërzitur, alarmuar ose skandalizuar nga gjenetika, gjenealogjia, biografia ose pema e tyre bastarde ose hibride, apo nuk dihet se për çka (çfarë) tjetër? E kanë ndezur alarmin e tyre agjitues ose propagandistk mbi si thonë "rrezikimin e kombit dhe atdheut nga ekstremizmi, fundamentalizmi ose radikalizmi islamik"!!!

Ndërkohë që shumë prej tyre ose janë nipa ose sternipa turku, boshnjaku, apo të dikujt tjetër, ose janë "dilingji të vegjël" udbist, bolshevik ose jugo-komunist, të 'konvertuar" në kalorës ose gardian të fesë katolike.

Thuhet se dikur janë mik-pritur ose gostitur mirë në Beograd ose nëpër Serbi, ku u është dhënë raki "shlivovicë" me "meze të fortë" veshë (vezësh) të zime dhe të qirash në bythë (pula të pjekura në skarë), saqë me t'u kthyer në Kosovë, të pyetur nga populli ose mileti i tyre mbi përshtypjet, emocionet ose impresionet e tyre nga vizita në Beograd?, u janë gjegjur asokohe: “Ishte një vizitë historike në Beograd ose Serbi, ku jemi pritur në mënyrë solemne dhe madhështore nga miqtë dhe partnerë tanë serb....Vetëm një gjë nuk e kemi të qartë nga vizita dhe takimet tona të paharruara dhe historike me palën serbe në Beograd dhe gjithandej: Efektin e pazakontë të rakisë serbe të markës "shlivovica"! Pse kjo? Sepse, gjithkund tjetër, nëse pini shumë raki, mund t'iu dhëmb koka, ndërsa nëse pini raki serbe në Beograd ose diku tjetër nëpër Serbi, mund të iu dhëmb ose djeg paksa prapanica në Kosovë.", i thoshin dikur popullit. Ndërsa, "bane Zot andërr (bërë Zot ëndërr)!", u thoshte populli i urtë dhe kureshtar ose kurioz, duke i pyetur me habi: Po si ka mundësi kjo?!

Të njëjtit sot janë prapa aktual....Por, tashti me "kostume, parulla, relikte, urata, celebrime ose liturgji fetare ose katolike"-kundër "ekstremistëve, fundamentalistëve ose radikalistëve shqiptar të fesë myslimane"! Sepse, kështu e kërkon situata, çasti ose momenti aktual në Kosovë...Sa herë që bëhen kompromise dhe koncesione të dhimbshme në favor të Serbisë dhe minoritetit serb në Kosovë: Si lozë pocerrke ose si kuaj trojan, dalin "kalorësit ose gardianët" e fesë kristiane ose katolike në Kosovë! Mbase, të pafjeturit ( të pagjumët), kujdestarët, këlyshët dhe zagarët e Serbisë në Kosovë.

Në fakt, shkenca dhe feja, nuk janë në luftëra ose konflikte të ndryshme me njëra tjetrën, përveç atyre që nuk i njohin dhe i keqkuptojnë, keqpërdorin dhe i keqinterpretojnë ato. Dhe, aq me pak feja islame ose myslimane me fenë kristiane ose katolike. Absolutisht kurrë! Jo çfarë.

Kur'ani thotë: "Ata që ecin ose lëvizin në kërkim të dijes ose diturisë, Zoti (Allahu) ua bën ose mundëson të ecin ose lëvizin drejtë 'kopshtit të madh' të parajsës ose xhenetit."

Ungjilli thotë: "Të mençurit ose të diturit, janë pasardhës ose trashëgimtar të bekuar të engjëjve dhe profetëve. Prandaj, kushdo ose secili prej tyre që angazhohet në fushën e dijes ose diturisë, merr bekimin e Zotit (Hyjit) dhe rrugën e parajsës..."

Se këndejmi, një besimtar i vërtetë, dhe një shkencëtar ose dijetar i madh, nuk ngopën kurrë së kërkuari dhe fituari dritën e madhe të besimit, dijes ose diturisë, deri në çastet ose momentet e fundit të jetës së tyre, para se të kalojnë në amshim, xhenet ose parajsë.

Shkenca dhe feja ose religjioni, në instancë të fundit, janë gjithmonë në ujdi, përputhje dhe pajtim të plotë me njëra tjetrën, ose me njëri tjetrin.

Në mesjetë arsimi, shkenca dhe drejtshkrimi ose alfabeti, së bashku me edukatën, kulturën, moralin, patriotizmin dhe vetëdijen e përgjithshme shtetërore dhe nacionale, janë mësuar, ruajtur ose kultivuar kryesisht nëpër kisha, manastire, teqe, xhamia ose shtëpi të ndryshme të Zotit ose kultit.

Revolucioni i madh shkencorë, kulturorë dhe politik në Evropë, në Lindjen e Mesme, SHBA-së dhe gjithandej, siç dihet ka nisur ose filluar menjëherë pas etapave (periudhave) të njohura të Humanizmit, Renesansës ose Rilindjes së përgjithshme

gjatë shekujve XIV (14), XV (15), XVI (16), XVII (17) dhe XVIII (18)....

Thuhet se fillimtar ose nismëtar të tyre ishin Galile Galileu, Leonardo da Vinçi, Vesaliu, Nikolla Koperniku, Mikelangjello Bonaroti, Mondino de Luzzi dhe kolos të tjerë europian, të cilët mësimet e para thuhet se i kanë marrur nga shkenctarët ose dijetarët e njohur arab ose musliman si Ibn Xhulxhuli, Ebu Xhafer el Xhezeri, Abdel Latif el Bagdadi, Ibn Rushdiu, Maimonidezi, Aviceni, Al Kindi, Ibn Baggi, Al Gazali, Averi ose Averosi, Al Hvarzimi, Al Fargani, Ibn Halduni, Ibn Arabi, Al Biruni , El Hakimi, Al Mansuri ( themelues ose arkitekt të njohur ose kryesorë të biblotekës dhe universiteteit të njohur të Kordobës në Spanjë), Al Farabi ose Al Xhebrili ( nga i cili ka rrjedhur edhe emri i përgjithshëm i Algjebrës së bashku me atë të Ngushticës së njohur të Gjibraltarit ), si dhe plot të tjerë në fushat e njohura të filozofisë së përgjithshme, astronomisë, logjikës, etikës, estetikës, matematikës, metafizikës, ontologjisë, epistemologjisë, gnoseologjisë, didaktikës, anatomisë, kirurgjisë, diseksionit (obduksionit), fiziologjisë, oftalmologjisë, gjinekologjisë, bakteriologjisë, onkologjisë, higjienës, farmakologjisë (farmacisë), ortopedisë, otolarinologjisë, psikologjisë dhe të tjera.

Ndaj, kur shohim (shikojmë), lexojmë dhe mësojmë mbi historinë dhe kulturën e përgjithshme arabe ose myslimane: Shohim dhe kuptojmë se arsimi (arsimimi), shkenca, edukata dhe kultura e gjithmbarshme në Lindjen e Mesme, respektivisht në botën arabe ose myslimane, janë shfaqur ose paraqitur në të njëjtën kohë me librin e shenjtë të Kuranit. Bile, thuhet ose tregohet se si Profeti Muhamet (s.a. u.s.) -pas çdo falje të mëngjesit (sabahut) i lutej Zotit (Allahut) me këto fjalë :" O Zot i Dashur dhe i Madhërishëm, të lutëm Ty për dije ose dituri të vlefshme, për mendje pjellore, shpirt të pastër, vepra të mira dhe të lejuara, si dhe për bereqete dhe furnizime të mira!", fund i citatit.

U mor vesh se edhe arabët para-mysliman ose para islamik, si gjithë popujt dhe kulturat tjera pagane ose politeiste, besonin në të gjitha llojet, fenomenet ose interpretimet e ndryshme supersticioze, agnosticistë ose eshatologjike, dhe deri me shfaqjen dhe interpretimin e librit të shenjtë të Kuranit, nuk bënin asnjë lëvizje, asnjë vëzhgim, studim ose hulumtim të jetës, botës, natyrës, gjithësisë ose universit të pafund.

Ndërkaq, me shfaqjen e librit të shenjtë të Kur'anit, si dhe me ardhjen ose përhapjen e fesë islame ose myslimane, thuhet se bota arabe u ngritë, përformua dhe civilizua shumë në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme shkencore dhe humaniste. Duke e ngritur në instancën me të lartë, rëndësinë e madhe në fushën e dritës së dijes ose diturisë, si dhe duke i ndjekur dhe zbatuar me përkushtim dhe devocion të plotë rregullat, parimet, urdhërata dhe mësimet e njohura nga libri i shenjtë i Kur'anit.

Pos Universiteteve dhe Kalifatëve të njohura të Bagadit dhe Damaskut, si dhe "Dinastive" të njohura Omejada, Abasida dhe Fatimida, një rol të madh asokohe ka luajtur edhe Andaluzia (në Spanjën e sotme), e sidomos metropola e njohur e Kordobës (Cordoba) si qendër e madhe shkencore, biblotekare ose univerzitare e arabëve ose myslimanëve në mesjetë, e cila dikur ka qenë epiqendër ose pikë qendrore e studimeve, hulumtimeve dhe zhvillimeve të njohura epokale dhe revolucionare në fusha dhe drejtime të shumta të shkencës dhe kulturës. E sidomos në fushën e mjekësisë (medicinës), astronomisë, artit, letërsisë dhe filozofisë.

Arabët ose myslimanet, kanë lënë gjurmë të thella dhe të pashlyera në shkencën, mendimin dhe intelektin e njohur veriperëndimor.

Në astronomi, ata ishin të parët që ndanë globin tokësor në meri­dia­në. Ata përcaktuan gjatësinë e një grade. Llogaritën sipërfa­qen e Tokës dhe zbuluan se sa kilometra kubik ka globi tokësor. Duke vëzhguar lëvizjet e yjeve, llogaritën të parët se kur do të ndodhte eklipsi i Diellit dhe i Hënës. Duke studiuar atmosferën, e cila mbështjell globin tokësor, e matën dhe zbuluan se lartësia e dritës është 100 kilometra, kurse jashtë kësaj lartësie, hapësira është e zbrazët, me çka pajtohen, me pak përjashtime edhe astrofizicientët e sotëm.

Arabët ishin të parët, që i ndanë ditën dhe natën në 24 orë dhe e zbuluan orën, si njësi matëse për kohën.

Arabët ishin të parët, që i ndanë ditën dhe natën në 24 orë dhe e zbuluan orën, si njësi matëse për kohën.

Ata ishin të parët që i studiuan trupat qiello­rë… dhe u dhanë emra të veçantë, të cilët përdorën edhe sot në gjuhët e ndryshme evropiane ose gjithë botërorë, dhe shërbejnë si gjurmë të pashlyeshme të kulturës së lavdishme arabe. Ibn Ruzhdiu, i njohur në Perëndim me emrin Averros, nga Kordoba, është i pari që ka zbuluar njollat e diellit.

Arabët në Spanjë kishin globin tokësor, në kohën kur në Kostandinopojë (Stamboll) dhe Romë, mëso­hej se Toka është e rrafshët.

Arabë kanë lënë gjurmë të pashlyera në Spanjë. E sidomos në Kordobë, Kadiz, Alikante, Sevilë, Toledo, Malaga, Mursia si dhe në qytete tjera të Andaluzisë etj.

Në Evropë, mungonin banjat, ndërkaq, Kordoba, Kadizi, Alikante, Granada, Toledoja etj. i kishin me mijëra banja.

Rrugët e qyteteve evropiane, ishin zhytur në baltë, ndërkohë, që rrugët e Kordobës dhe qyteteve tjera të Andaluzisë, ishin të shtruara me pllaka betoni ose mermeri.

Fëmijët e Kordobës studionin në shkollë, dhe mësuesit e tyre kishin formuar një bibliotekë të krahasueshme me dimen­sionet e bibliotekës së famshme të Aleksandrisë.

Bagdadi, Damasku, Alepi, Ammani, Basra, Samarkandi, Shami, Kirvani, Kajroja, Granada, Kordoba, Kadizi, Alikante etj. ishin qendra kulturore, prej nga ku u shpërndaheshin dija ose dituria edhe popujve të tjerë.

Popujt e Evropës, në periudhën e mesjetës, morën nga bota islame, shumë zbulime shkencore, zejet, artin dhe shkencën. Përveç shkollave fillore, qytetet e mëdha, sikurse Bagdadi, Damasku, Alepi, Kajro, Amani, Aleksandria, Toledoja, Kordoba etj., ishin përplot uni­versitete. Universitetet e tyre ishin të pajisura me labo­ratorë, observatoriume dhe biblioteka të pasura, si dhe me çdo gjë tjetër që ndihmonte në studimin dhe analizën e njohur shkencor ose metodologjike.

Arabët, vetëm në Spanjë, kishin 70 biblioteka të përgjithshme. Në bibliotekën e Kalifit Hakemi II, në Kordobë, kishte mbi 800.000 libra, siç transmetojnë historianët arabë dhe ata evroperëndimorë.

Etja e muslimanëve për dije ishte në kulm. Ajo ishte prezentë deri në atë masë, saqë halifët (kalifët) e Bagdadit dhe Damaskut. .përdornin të gjitha mjetet që të nxisnin dhe të sillnin në oborret e tyre shkencëtarë dhe artistë nga e gjithë bota. Njëri shkoi aq larg, saqë e konsideronte të nevojshme t’i shpallte luftë sundim­tarit të Konstandinopojës (Stambolli sot), për ta detyruar që t’i lejonte një matematicienti, që të vinte në Bagdad dhe Damask dhe të ligjëronte atje.


Ndryshe nga kjo, Revolucioni i njohur dialektik dhe metaestetikë" së bashku me Logjikën e Re ("Logicae Novae") shkencore, fetare, letrare, kulturore, artistike ose filozofike, kanë rrjedhur dhe janë zhvilluar pikërisht nga kopshti i njohur shpirtërorë, fetarë, letrarë, kulturorë dhe filozofik arab ose myslimanë në mesjetë.

Për me tepër ndërkaq, filozofia e përgjithshme fetare dhe kulturore, universalitetin e saj global ose globalitetin universal së bashku me metafizikën e moralit, substancialitetin antikë dhe subjektivitetin modern ose bashkë-kohorë, siç dihet i kanë hasur dhe zbuluar në "kopshtin" e lartpërmendur fetarë, kulturorë dhe filozofik të filozofëve dhe dijetareve te njohur arabë ose myslimanë. Respektivisht, në përkthimet, eksplorimet, ravijëzimet, konturimet, konvencionalizimet dhe interpretimet e shkëlqyera të veprave të njohura të Sokratit, Epikurit, Platonit, Aristotelit dhe të filozofëve ose dijetarëve të tjerë antikë nga ana e filozofëve, mendimtarëve dhe kulturologëve të njohur arab ose myslimanë në mesjetë. Për këtë fakt, në vargun e shumë syresh, na bëjnë të qartë edhe Toma Akuinski, Kristian Volfi, Françesko Gabrieli, H. Pireny në librin e tij të njohur me titull "Profeti Muhamet dhe Karli i Madh", Herman dhe Ante Dlmatinski në stilin dhe cilësinë e njohur të përkthyesve dhe interpretëve të shkëlqyer ose kryesorë nga Kroacia (Dalmacia) të shkollës ose akademisë së njohur të Toledos dhe Sevilës në Spanjë si dhe shumë e shumë mendimtar, filozof ose humanist të tjerë evropian dhe të tjerë në sfond.

Se këndejmi, e ngritur dhe themeluar nga pjesëtarët e " Dinastisë Omejada", gjegjësisht, nga Kalifët e njohur të Kordobës" (në Spanjën e sotme): Universiteti dhe Biblioteka e famshme arabe e Korodobës (Cordoba) me më tepër se 8OO.OOO libra ose vepra të ndryshme shkencore ose metodologjike nga fushat e njohura të filozofisë, astronomisë, fizikës, gjeografisë, mjekësisë (medicinës), logjikës, etikës, matematikës etj.: Ishte Universiteti dhe biblioteka me e madhe dhe më shquar gjithandej globit në atë kohë. Në Kordobë (Cordoba) asokohe u bënë të shquara edhe formulat ose ekuacionet e njohura matematikore ose aritmetike si 2X+1= 5 , apo 1OX-1O=1O etj. (lëxo: X= 2) dhe kështu me radhë.

Meqë fjala mbi "Dinastitë" ose "Kalifatët" e njohura "Omejada" dhe "Abassida" të Damaskut (Siri) dhe Bagdadit (Irak), respektivisht, mbi shkëlqimet e tyre shkencore, fetare, kulturore ose akademike për disa shekuj me radhë: Do shtuar në vazhdim se Kalifi i njohur i Bagdadit, Mamuni dhe dikur me vonë edhe Harun el Rashidi, asokohe rrëzë brigjeve të njohura të Lumenjve të famshëm të Babilonisë (Tigrit dhe Uufratit)-metropolin e njohur të Bagdadit, e kishin ngritur dhe promovuar në një qendër ose metropol të shquar shkencore, universitare ose kulturore më shkëlqime të njohura globale ose universale gjithandej globit tonë tokësorë Duke i ftuar dhe punësuar shkenctarët, dijetarët ose mendimtarët me të shquar të kohës nga Arabia, Persia (Irani), Evropa dhe kështu me radhë në Universitetin ose Akademinë e Lartë Shkencore ose Pedagogjike të Bagdadit ku gjuha arabe ishte "gjuhë e lartë" shkencore ose akademike e njerëzve të ditur, eruditë ose poliedrikë.

Asokohe qyteti ose metropoli e njohur e Bagdadit, me më tepër se 1 milion banorë, ishte qyteti ose metropoli më e madhe dhe më e famshëm e botës që nga shekulli shtatë (7) dhe deri dikur në mesjetën e vonë. Përkatësisht, deri në fillimin e luftërave të njohura mesjetare të kryqëzatave dhe djegies (kallje) dhe plaçkitjes së Bagdadit nga bandat dhe hordhitë tataro-mongole dhe të tjera. Krahas qytetit ose metropolit së njohur të Bagdadit ku ndodhej edhe selia e "Kalifatit Abassida" me seli në Bagdad ( kryeqytet i Irakut), aty ishte edhe qyteti ose metropoli tjetër fetare, shkencore, universitare ose kulturore e Damaskut ku ndodhej selia ose rezidenca e Kalifatit tjetër Arab "Omejada" me seli në Damask (kryeqytet i Sirisë).

Bagdadi dhe Damasku në mesjetë ishin qytete milionëshe dhe metropoli të shquara shkencore, universitare ose kulturore të botës arabe dhe me gjerë.

Në anën tjetër ndërkaq, Renesansa e cila ka filluar në shekullin XIV (14) dhe ka zgjatur plot dy shekuj ose 2OO vite me radhë, respektivisht deri në shekullin XVI (16): Mund të konsiderohet si njëra prej etapava ose periudhave me të plleshme, me reformatore, me evolutive dhe me revolucionare ose restaurore në historinë e pergjithshme të kulturës dhe civilizimit tonë njerëzorë.


Shpikja e barotit dhe tipografisë, zbulimi i Amerikës dhe shteteve ose kontinenteve tjera, kosmologjia ose astrofizika e re e Galileut dhe Kopernikut, iluminati, restaurimi ose reformacioni, zbulimet e reja gjeografikë, shkencore ose humaniste së bashku me një mori risish tjera shkencore ose metodologjike: Asokohe e mundësuan ndarjen e shkencës dhe medicinës nga feja ose religjioni.

Aty i kemi edhe Leonardo da Vinçin, Boçelin, Mikelangjello Bonarotin, Françesko Petrarken, Jeronim De Raden etj.

Ndryshe nga kjo, rënia ose pushtimi i Konstantinopojes (Stambollit të sotëm) me 1453, atëbotë i shpërndau ose degdisi mësuesit ose dijetarët e njohur grek së bashku me letrat ose shkrimet e tyre letrare, shkencore ose kulturologjike gjithandej Evropës dhe me larg. Sokrati, Aristoteli, Platoni, Galeni, Hipokrati dhe të tjerë, tani mund të lexoheshin, mësoheshin dhe studioheshin vetëm në bazë të burimeve ose dëftesave të ndryshme, dhe jo nga përkthimet e njohura të romakëve, arabëve (myslimaneve) ose hebrenjve.

Edhe medicina ose mjekësia, kishte zënë të quhej si "skolastikë jetësore" për shkak të lidhje-ndarjeve të saj dialektike, organike dhe empirike me jetën e përditshme ose reale dhe praktike.

Mësimdhënësit ose pedagogët mjekësor ose medicional, asokohe kryesisht i përkthenin, mësonin dhe shpjegonin veprat ose mësimet e njohura të shkencëtarëve ose dijetarëve të njohur grek, romak, arab ose myslimanë. Ndonëse, parimisht ishte e ndaluar praktika, por jo edhe teoria.

Feja ose religjioni në fillim, nuk e lejonin derdhjen e gjakut, shpimin e trupit dhe obduksionin. Kështu që deri vonë nëpër shkollat ose universitetet mjekësore, ishin të ndaluara kirurgjia, anatomia dhe disa lëndë të tjera nga shkenca e medicinës.


Ndërkaq, në periudhën e renesancës, kirurgët do quhen ose titullohen si 'mjeshtër' ose 'maestro të zanatit ose profesionit' dhe ishin të bashkuar në kuadër të korporatave profesionale. Ndonëse, edhe shkolla e njohur medicionale e Parisit, gjer në vitin 13OO, kishte qëndrim negator dhe reaksionar ndaj kirurgjisë. Anatomia mësohej së bashku me fiziologjinë dhe medicinën e përgjithshme praktike dhe teorike. Tek në gjysmën e dytë të shek.XIII (13) kirurgjia si lëndë ose disiplinë e posaçme e medicinës, kishte filluar të mësohej ose ligjërohej në Universitetin e Bolonjes së bashku me librin e parë të Anatomisë dhe Kirurgjisë në Evropë, të shkencëtarit dhe profesorit të shquar italian, Mondino de Luzzi.

Ndërkohë që disekcionet ose obduksionet e para të trupave të vdekur njerëzor nepër fakultetet ose universitetet e njohura të Bolonjes, Napolit, Salernos etj., asokohe ishin quajtur si ngjarje senzacionale dhe bombastike, apo si "teatro të anatomisë dhe kirurgjisë"! Edhe në Univerzitetin e njohur të Montpeljes në Francë, dikur ishte futur praktika e lartpërmendur italiane e obduksionit dhe disekcionit.

Në Moskë, Kijevë, Krakov, Lavov, Granjsk (Dancig) dhe Dnjeper të Rusisë, Ukrainës dhe Polonisë në vitin 1669 gjithashtu, por me dekrete të posaçme mbretërore ose perandorake.

Enciklopedia e përgjithshme kirurgjike e asaj kohe ndodhët e ndërlidhur me emrin dhe mbiemrin e shkencëtarit, pedagogut ose kirurgut të njohur francez, Guy de Chollak ( 13OO-1368)- një studenti dhe pedagogu të shquar të Univerzitetëve të Bolonjes (Itali) dhe Montppeljes (Francë)

Ndërkaq, në periudhën e Renesansës, emrat më të shquar në fushën e medicinës ishin: Girolamo Fracastoro dhe Leonardo da Vinçi (Itali), gjermani (flamani), Andreas Vesalius, anglezi Ëilliam Harvey, francezi Ambriose Pare, gjermanët Theofrast B. von Hohenheim dhe Phiipp Aurelius-autor të librit të njohur "De Humani Corporis Fabrica"; homologët e tyre rusë dhe polak si George Dragobich Katermak dhe Philipp Lashkovsky, anglezi ose britaniku i shquar T. Sidenham i quajtur asokohe si "Hipokrati anglez ose britanik" , Francis Silvius, Herman Burgave, Bartholini, Stena, De Graafa, Brunner, Ëiersung, Ëhaton, Pachion dhe të tjerë, të cilët mësimet ose leksionet e përgjithshme në fushën e medicinës, thuhet se i kanë marur nga shkenctarorët e njohur arab (musliman) në fushën e anatomisë, kirurgjisë, fiziologjisë ose epidemiologjisë infektive si Ibn Z. Rushdiu, Aviceni, Maimonidezi etj.
 

Ndonëse, mu në periudhën e njohur të Humanizmit dhe Renesansës, një epidemi (pandemi) e rëndë dhe vdekjepruese e cila erdhi nga kontinenti i madh aziatik, me emrin "vdekja e zezë" ose "kuga", thonë se atëbotë e pllakosi, gjymtoi, sakatosi ose përgjysmoi popullsinë e Europës!

Asokohe (1348-1349 etj.) nga "vdekja e zezë" (kuga) e gjetën vdekjen me tepër se 25 milion njerëz ose qytetar evropian etj. Duke i pllakosur dhe sakatosur kështu kontinentin dhe tërë globin tonë në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme për disa shekuj ose dekada me radhë.


Të nxitur, mërzitur ose stimuluar nga pandemia ose "vdekja e zezë" (kuga) në përiudhën e lartpërmendur të "Humanizmit" ose "Renesancës": Thomas More dhe Tomasso Campanella i shkruan veprat e njohura "Utopia" dhe "Shteti i Deillit", ku pos tjerash u shprehën se në rast krizash ose situatash të rënda dhe dramatike të shkaktuara nga luftërat ose pandemitë (epidemitë) e ndryshme vdekjeprurëse, populli dhe autoritetet e shtetit, duhet të jenë të bashkuar dhe tepër unik me njëri tjetrin, dhe se shteti duhet të këtë rezerva ushqimore, sanitare ose higjienike- së pakut dyvjeçare, për të mbijetuar ose përballuar krizat ose fatkeqësitë e ndryshme objektive dhe subjektive.

Mrekullia e tërë atyre periudhave sfiduese dhe turbulente, është ajo se globi (planeti) dhe kontinenti ynë, kanë mbijetuar nga krizat ose fatkeqësitë e mësipërme.

Ndonëse, rilindja ose ringjallja globale ose evropianë, asnjëherë nuk ishte e plotë, veçse e pjesshme ose sipërfaqësore. Njerëzit vriten, shtypen, diskriminohen dhe vdesin edhe sot në Evropë dhe gjithandej.

Evropa po kalon sot një cikël të ri sfidash ose krizash serioze e besa madje edhe dramatike. Asnjëherë nuk ka patur një mbyllje të tillë kontinentale, gjeografike, politike, administratije ose juridike si sot. Kontineti plak po mbyllet ose izolohet nga jashtë, dhe po çelët (hapet) ose integrohet nga brenda, ose brenda kornizave të tij burokratike, teknokratike, politokratike, administrative, juridike etj.

Ndërkohë që çdo ditë e natë, me qindra ose mijëra njerëz nga Ukraina, Siria, Iraku, Afganistani, Magrebi, Lindja e Mesme, Afrika ose Ballkani, përpiqen të kapin Evropën Perëndimore për një kafshatë bukë, apo kulm mbi kokë.

Sikur jetojmë në pikëtakimin ose pikë kalimin ndarës në mes botës së vjetër klasike, romantike, idealiste ose realiste, dhe "botës moderne" materialiste dhe surrealiste të kaosit dhe anarkizmit. Bota jonë sikur po tkurret. Shkenca dhe teknika janë bërë të pakapshme, imagjinare ose fiktive.

Kush mund t’i kuptojë aventurat e fundit të gjenetikës, astrofizikës, astrobiologjisë etj..? Kush mund t’ia shpjegojë sot ato popullit ose profanit ?, do pyesnin filozofët dhe socio psikologet. Shkenca dhe teknika sikur nuk komunikojnë më fare me ne.

Shkrimtarët, artistët, politologët, filozofët dhe socio psikologet ndërkaq, sikur janë të paaftë ose të pa fuqi, për të na i bërë të kuptueshme shkencën dhe tekniken në një kohë kur shkenca dhe teknika, shkëlqejnë dhe lulëzojnë nga futurizmi, imagjinata dhe fantazia.

Kultura e lartë shkencore dhe humaniste, vazhdimisht sikur ka humbur ose falimentuar përballë cinizmit, injorancës ose përbuzjes së skajshme të aristokracisë dhe borxhezisë së lartë politike, ushtarake (luftarake), tregtare, financiare, ekonomike, industriale, teknologjike ose makro kapitalistë.

Për çfarë shërbejnë atëherë arti, kultura, letërsia, shkenca (filozofia), politika ose diplomacia, nëse nuk na bëjnë me racional, me human ose me njerëzor?

Në të kundërtën, ato e bëjnë të kanosur (rrezikuar) qenien, materien, krijesën dhe ekzistencën tonë individuale dhe kolektive

Nuk është aspak e lehtë të jetosh me ankthin dhe stresin e madh të frikës latente ose permanente nga lufta eventuale (nukleare ose atomike) në mes Rusisë dhe Perëndimit, madje nga pasojat e njohura të corona virusit (covid 19) ose sëmundjet e ndryshme vdekjeprurëse....!

Të gjithë jemi të përballur me kancerin, stresin, frikën...; çdo ditë jetojmë me pasiguri individuale dhe kolektive në kontekstin objektiv dhe subjektiv...S’ka gjë më të ankthshme dhe me stresuese se kjo.

Në anën tjetër ndërkaq, zbulimet ose teknologjitë e reja ushtarake (luftarake), kimike, biologjike, bakteriologjike, mikroskopike, mikroçipike dhe të tjera, e rrezikojnë seriozisht jetën, qetësinë, intimitetin, dinjitetin, ekskluzivitetit dhe autenticitetin tonë.

Teknologjitë e reja, sikur i shkurtojnë, thjeshtëzojnë, konektojnë, vibrojnë, detektojnë (deshifrojnë) dhe i robotizojnë madje, madje edhe shpirtin dhe mendjen (logjikën) ose intelektin tonë. Na bëjnë të pa ndjenja dhe të pashpirt....Dhe, kjo është "blasfemi industriale ose teknologjike". Apo...?!

Është e tmerrshme, shokante ose alarmante ajo që po ndodhë në luftën e Ukrainës.

Pos dëmeve ose shkatërrime të shumta: Tepër i madh (shokant ose alarmant) është numri i ushtarëve të vrarë ukrainas në frontet e ndryshme të luftës. Bëhet fjalë për qindra mijëra ushtar ose luftëtar të vrarë të Ukrainës, shumë prej të cilëve janë vrarë ose e kanë gjetur vdekjen ende pa i njohur dhe takuar kurrë në vijat e frontit, ushtarët dhe komandantët rusë. Janë vrarë, zhdukur ose eliminuar nga granatimet dhe bombardimet masive të aviacionit dhe artilerisë ruse. Gjithashtu edhe humbjet njerëzore, materiale, teknike ose luftarake të ushtrisë ruse, janë enorme.

Se këndejmi, askush me tepër se sa ne shqiptarët, ndoshta nuk i ndjen dhe përjeton dhembjet, traumat ose vuajtjet e popullit martirë dhe heroik të Ukrainës, por gjithashtu ndjejmë dhimbje dhe keqardhje të thellë edhe për të tjerët.

P.S.

Kemi vuajtur, pësuar dhe sakrifikuar aq shumë ne shqiptarët në rrugën e gjatë të çlirimit (lirisë) dhe pavarësisë shtetërore, nacionale dhe politike. Janë sakrifikuar shumë breza ose gjenerata të tëra.

Mrekullia e tërë kësaj maratone ose odisejade të gjatë dhe kaq të mundimshme qëndron në faktin se falë Zotit të Madh e Falënderues, falë luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së dhe përpjekjeve tjera biblike dhe titanike të popullit (kombit) dhe shtetit tonë ëmë (Shqipërisë), e sidoms SHBA-s, NATO ose Perëndimit, i mbijetuam dhunën, terrorin, gjenocidin, etnocidin, urbanocidin, kulturocidin dhe masakrat serbe së bashku me muzgujt ose hijet e lugatëruara të mesjetës.

Kosova dhe shqiptarët sot janë të lirë (çliruar) nga zgjedha dhe tirania e huaj. Ky është lajmi për çastin ose momentin.

Ironia e tërë kësaj të arriture epokale dhe historike, ndërkaq qëndron në faktin paradoksal, reaksionar dhe anakronik, sipas të të cilit, Kosova dhe shqiptarët, sikur i harruan shumë shpejt vuajtjet ose të kaluarën e tyre së bashku me vlerat dhe sakrificat e djemve dhe vashave me të mira të kombit!

U harruan lufta çlirimtare dhe heroike e UÇK-së bashku me angazhimin dhe kontributin kolosal dhe titanik të SHBA-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Natos, Perëndimit dhe Lindjes për Kosovën dhe shqiptarët.

Sikur u harruan madje edhe konceptet, idealet, vizionet dhe parimet e njohura oksidentale ose perëndimore të Dr. Ibrahim Rugovës së bashku me misionin, narrativin dhe testamentin e tij intelektual dhe patriotik që përkon me periudhat e njohura të Humanizmit dhe Renesancës në fazat e brilimit ose shkëlqimit të tyre me të madh.

U mor vesh se ata që bëjnë gabime ose gafe të rënda në politikë të lartë ose diplomaci, nuk kanë parë dhe mësuar asgjë nga lufta.

Ndryshe nga kjo, sipas epistemologjisë dhe antropologjisë politike: Asnjë shtet, asnjë popull, asnjë komb, fe, kulturë, person ose individ, nuk janë të autorizuar nga Zot dhe natyra, për të sunduar, dominuar ose qeverisur me të tjerët, por të gjithë janë të njëjtë dhe të barabartë para Zotit, ligjit dhe natyrës.

E kuptoni se nuk është aspak e lehtë të jetosh me ankthin dhe stresin e madh të asaj se çfarë (çka) po shpifët, spekulohet ose manipulohet tutje kundër popullit (kombit) dhe atdheut tonë në Kosovë në një kohë kur "asociacioni" ose "dodik republika serbe" në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës ndodhë në prag ose paradhomë...Plus komandantët, dalëzotësit ose çlirimtarët e Kosovës dhe shqiptarëve në Den Hagë!

S’ka gjë më të ankthshme, me të keqe dhe më stresuese se kjo.

Ndonëse, shqiptarët nuk kanë pasur kurrë luftëra ose konflikte fetare me njëri tjetrin.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat