Ndërhyrja e ushtarëve izraelitë në Xhamimë Aksa ne Jerusalem ditë më parë në kohën kur besimtarët myslimanë ishin duke e falur namazin, ishte provokim i rëndë dhe shkak i përsëeritjes së së konflikteve mes Izraelit dhe Palestinës , që eskaloi edhe me sulmet me raketa nga palestinezët dhe me sulmet e fuqishme shkatërruese të avionëve izraelitë.
Ekziston një Traktat i Paqes i arritur në Kuds (Jerusalem) para 14 shekujve, i nënshkruar nga Hazreti Omer me banorët e atëhershëm të Kudsit (Jerusalemit).
Ky Traktat i Paqes gjendet i vendosur në muzeumet e Londrës, Parisit, Nju Jorkut dhe në OKB.
Ky Traktat lexohet dhe studiohet nga të gjitha institucionet që interesohen për të drejtat e njeriut, për demokracinë dhe bashkëjetesën. Kushdo që nuk e ka të qartë se çfarë përmban një traktat civilizues dhe human është mirë ta lexojë këtë Traktat të Hazreti Omerit me banorët e atëhershëm Kudsit (Jerusalemit).
Kjo është dhurata më e mirë që mund tu bëhet organizatave për të drejtat e njeriut, për demokracinë dhe për Traktatin e OKB-së.
Këto argumente i trajton analisti islamik Amer Halid në librin e tij me titull “Omeri ndërtues i civilizimit”, ku përshkruan jetën dhe veprimtarinë e Omer ibnul Tahibit, i cili thotë se një ndër kushtet e ndërtimit të civilizimit është edhe dashuria dhe mbrojtja e vendeve të shenjta.
Kudsi (Jerusalemi) është termometri i besimit dhe sigurisë në tokë. Nëse Jerusalemi është i stabilizuar dhe i qetë, e gjithë bota është e tillë, e nëse Jerusalemi është i trazuar, e gjithë bota përfshihet nga trazirat.
Në Traktatin e Paqes që Omeri nëshkruajti më me banorët e atëhershëm të Kudsit (Jerusalemit), banorëve të atjeshëm që e kishin humbur betejën më të e që ishin dorëzuar, shkruan, se, “Me emrin e Zotit të Gjithëmëshirshmit dhe Mëshirplotit. Kjo është marrëveshje me të cilën robi i Zotit Omer ibnul Hatabi, prijës i besimtarëve muslimanë u garanton banorëve të Kudsit; jetën, pasuritë, kishat dhe kryqet e tyre si dhe gjithçka fetare të tyre. Ai u garanton që kishat e tyre nuk do të përdoren si banesa nga muslimanët, as nuk do prishen dhe as nuk do cënohen. Nuk do u cënohen as kryqet dhe asgjë nga pasuritë e kishave. Ata nuk do të detyrohen të braktisin fenë e tyre dhe as nuk do të dëmtohen”.
Në njërin nga nenet e këtij Traktati të Paqes gjendet edhe kërkesa e krishterëve të Kudsit ( Jerusalemit) që asokohe quheshin me emrin Ilija, ku thuhet se “Në Kuds, nuk lejohet të banojnë hebrejtë”, pasi hebrejtë kishin bërë disa tentativa për ta shtënë qytetin nën kontrollin e tyre.
Vetëm një civilizim madhështor si ai Islam, vetëm një civilizim human si ai që e ndërtoi Omeri mund të nënshkruajë marrëveshje të tilla për bashkëjetesë të besimeve të ndryshme.
Askush nuk është sjellë me muslimanët me të njejtën mënyrë. Askush nuk ua ka kthyer me të njejtën monedhë. Kudsi (Jerusalemi) është dëshmitar, se ky traktat i firmosur nga Omeri është respektuar gjer në ditët e sotme nga ana e muslimanëve, sepse muslimanët janë humanistë dhe parimorë, ata besojnë tek vlera e tolerancës dhe e bashkëjetesës.
Këtë Traktat largpamës dhe shembullor të Omerit dhe të fesë islame, për fat të keq sot janë duke e shkelur me ashpërsinë më të madhe izraelitët dhe shtetet perëndimore që u ndihmojnë atyre për t’i okupuar territoret palestineze, duke dëbuar 3 milionë palestinezë.
Izraeli po ndërton qendra të reja banimi në territoret palestineze ku po i vendosen hebrenjtë, duke i dëbuar në vazhdimësi palestinezët nga trojet e tyre dhe duke kryer bombardime të tmerrshme dhe shkatërruese si përgjigje të çdo reagimi të palestinezëve ndaj këtyre padrejtësive.
Omëri ndërtues i Civilizimir Islam dhe mbarë njerëzor
Omeri gjatë sundimit të tij për 10 vite arriti që Xhamia Aksa në Kuds (Jerusalem) të vihet nën pushtetin e muslimanëve jo me luftë, por falë një civilizimi negocues.
Omeri kishte aftësi bashkëjetuese me popujt të besimeve e kulturave të ndryshme, gjë që e kishte mësuar nga profeti Muhamed.
Omeri me kreativitetin dhe kontributin e tij civilizues realizoi shumë reforma dobiprurëse në të gjitha vendet që i pushtoi duke zhvilluar, bujqësinë ekonominë dhe tregëtinë.
Drejtësia ishte një segment i rëndësishëm në reformat e Omerit duke filluar nga individi, familja dhe shoqëria. Për këtë arsye Omeri caktoi gjykatat në një vend të posaçëm pranë xhamive dhe në çdo qytet.
Liderët politikë sot përpiqen që ta fshehin të shkuarën e tyre duke nxjerrë në pah vetëm gjërat e mira. Ndërkaq Omeri mbante qëndrim edukues dhe kritik ndaj egos së tij.
Feja Islame është e shquar dhe e dëshmuar për drejtësinë, barazinë, mëshirën, solidaritetin, tolerancën. Ajo është e shquar edhe për normat edukative idividuale, familjare e shoqërore, si edhe për arsimimin dhe etikën kolektive.
Kjo dëshmohet nëpërmjet Kur’anit Famëlartë dhe librave të shkruar mbi bazën kuranore nga dijetarët e shumtë islamikë.
Përvojat er Omerit dëshmuan se civilizimi nënkupton zhvillimin e dijes, teknologjisë, bujqësisë, ekonomisë, inxhinierisë, arqitekturës, zbulimeve, moralit dhe vlerave shpirtërore për familjen dhe shoqërinë në tërësi dhe besimin te Zoti krijues, që është shtylla e këtij Civilizimi Islam.
Feja Islame e zbuti shpirtërisht Omerin
Kur Profeti Muhamed u ngarkua me përhapjen e mesazhit të Kur’anit hyjnor, Omeri ishte 27 vjeçar, ndërkaq në moshën 32 vjeçare ai e përqafoi islamin. Omeri ishte shtatëgjatë dhe i ashpër në komunikim me njerëzit, por kjo ishte gjersa e pranoi fenë Islame.
Omeri si fëmijë dhe adoleshent merrej me kullotjen e deveve, furnizimin me dru të familjes së tij dhe të hallave të tij, por gjatë kësaj kohe mësoi edhe shkrim dhe lexim, mjeshtërinë e mundjes dhe shkathtësitë për luftë. Në moshën 24 vjeçare Omeri u bë anëtar i “Daru Ndue”, kuvend i kurejshëve. Në këtë kohë caktohet ambasador i Mekës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe konflikteve te fiset arabe. Me këtë detyrë ai pati mundësi t’i njeh nga afër karakteret dhe mendimet e popujve si edhe ta njeh e gjeografinë e këtyre vendeve, që më vonë do ta shfrytëzonte për dërgimin e ushtrisë islame.
Omeri personalitetin e tij e formoi duke u marrë me aktivitete të dobishme. Në këtë mënyrë ai u njoh me civilizimet e kohës ndaj të cilëve do të luftojë dhe do të triumfojë. Ai udhëtoi edhe me karvanet duke u marrë edhe me tregëtinë e mëndafshit me ç’rast vuri në kujtesën e tij territoret ku më vonë do ti dërgonte ushtritë islame për ti vënë nën kontroll.
Omeri padrejtësinë nuk ia lejonte vetes, por as të tjerëve. Ai fillimisht ishte kundërshtar i Profetit Muhamed, të cilin synonte edhe ta vret, por kjo zgjati gjersa u bë besimtar musliman. Për ta pranuar fenë islame në përsonalitetin e Omerit kishin ndikuar qëndrueshmëritë e besimtarëve islamë ndaj torturave që u bëheshin për të hequr dorë nga feja islame.
Qëndrueshmëria e motrës së tij që kishte pranuar islamin, qëndrueshmëria e skllaves së Omerit ndaj torturave që ai ia bënte për të hequr dorë nga feja islame, si edhe guximi i një gruaje të cilën e kishte takuar Omeri në shkretëtirë, e cila i kishte thënë atij se po emigron për ta ruajtur fenë e saj Islame. Të gjitha këto virtyte islame ndikuan që edhe Omeri pa mëdyshje të bëhet musliman i denjë. Cilësitë dhe tiparet për tu bërë njeri i madh ai fitoi gjatë qëndrimit në Mekë, migrimit në Medine dhe qëndrimit të tij pranë Profetit Muhamed. Vendosmëria, drejtësia, vizioni i qartë dhe largpamësia, e bënin të jetë fisnik, krenar, trim e guximtar.
Omeri mendonte se sinqeriteti është çelësi i suksesit dhe rruga për realizimin e ideve
Omeri ishte pjesëmarrës në betejën e Bedrit dhe Uhudit sëbashku me profetin Muhamed dhe me Ebu Bekrin. Sjelljet me fleksibilitet Omeri e mësoi nga profeti Muhamed me çka fitoi edhe ndjenjën e dhembshurisë, dashurisë dhe humanizmit, që do ti ndihmojnë së tepërmi në kryerjen e punëve të Kalifit dhe për ta realizuar idenë e krijimit të Civilizimit Islam.
Omeri e kuptoi drejt thelbin dhe objektivat e Kur’anit. Omeri e dinte mirë se ndërtimi i civilizimit kërkon motiv dhe motivi më i mirë është përgëzimi i hyrjes në Xhenet. Ai nuk e lexonte Kur’anin sa për ta lexuar, por meditonte dhe analizonte çdo fjalë duke e vënë në praktikë dhe duke kërkuar që edhe besimtarët e tjerë të veprojnë në këtë mënyrë. Si prijës dhe udhëheqës i besimtarëve dhe përgjegjës për vendosje të drejtësisë urdhëroi regjistrimin e të gjitha foshnjeve në Medine për të cilët caktoi përkrahje sociale nga buxheti i shtetit islam. Gjithashtu urdhëroi të bëhet rregjistrimi i ushtarëve në sa beteja kanë marrë pjesë, cilësitë dhe tiparet e tyre, sa kohë kanë qëndruar larg familjes dhe mbi këtë bazë u caktoi edhe rrogat dhe mundësinë që ushtarët mund ta vizitonin familjen në periudhën pas katër muajve.
Omeri e kuptoi se shteti duhet të ketë të dhëna për të ardhurat dhe shpenzimet. Ai hodhi idenë e krijimit të Vakëfeve, ku pronari mund ta mbante në pronësi pronën, për të cilën paguante të ardhura për disa vite në arkën e shtetit, dhe kështu u krijua Ministria e Vakëfeve. Omeri krijoi edhe institucionin Kontrolli i Shtetit për ta luftuar në rrënjë korrupsionin, duke ngritur edhe kutitë e ankesave të popullit. Kutitë e këtilla për ankesa ai vendosi edhe në Mekë. Omeri mendonte se civilizimi është lidhja mes të shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes.
Pas vdekjes së profetit Muhamed vazhdoi angazhimi i Omerit për krijimin e Civilizimit Islam, respekti ndaj profetit Muhamed dhe ndaj kur’anit me qëllim të triumfimit të besimit Islam.
Kjo tregon se Omeri punonte për interesat e umetit musliman e jo për interesat e tij personale.
Në vendet e Shamit (Siria Jordania dhe Libani) Perandoria e Bizantit kishte vendosur një ushtri të madhe dhe sëbashku me Persinë përbënin rrezik të madh për muslimanët. Ebu Bekri dhe Omeri me muslimanët triumfuan sepse luftonin për ndërtimin e Civilizimit Islam.
Civilizimi Islam fillon me respektimin e dinjitetit njerëzor
Me emërimin e Omerit si Kalif u mbyll edhe konflikti mes Medinasve dhe Mekasve. Omeri këtë e arriti ne sajë të zbatimit të drejtësisë. Ai ndërtimin e Civilizimit Islam e nisi nga fuqizimi i ekonomisë që njerëzit të jetojnë me dinjitet dhe mirëqenie. Omeri thoshte se muri fortifikues dhe porta e sigurisë së Islamit ishte drejtësia. Sipas tij civilizim do të thotë që njeriu të jetojë i lumtur duke i plotësuar nevojat dhe sigurinë e tij.
Omeri thoshte se zullumqarit do t’ia zhgëryjë fytyrën përtoke dhe do tia vë këmbën sipër derisa tia kthejë të drejtën të vobegëtit. Unë nuk do të abuzoj me pasuritë t’uaja, kam detyrim që pasuritë t’uaja t’i shpenzoj për tua siguruar juve jetën, familjeve t’uaja dhe të ardhmen t’uaj.
Kam detyrim t’ua shtoj të ardhurat, kam detyrim tua mbroj kufijtë nga armiqtë dhe ta vendos rendin e sigurinë në vend, kam detyrim të përcjell mesazhin e profetit tonë gjersa të arrijë në katër anët e botës. Angazhimi i njerëzve me punë ishte objektivi kryesor i Omerit.
Ai nga shteti u jepte kredi edhe grave që të meren me aktivitete ekonomike duke shërbyer si shembull edhe për meshkujt për të arritur një ekonomi të fuqishme. Ai caktoi edhe dhënien e zekatit.
Rëndësi të posaçme Omeri i kushtoi punimit të tokave, me thënien kush hap tokë të re bëhet pronar i saj. Ai që nuk e punonte tokën 2 vite rrjesht i merrej ajo si pronësi. Omeri krijoi fermat me partneritet. Krijoi “Shtëpinë e pasurisë”, ku rruheshin pasuritë e shtetit. Bënte vlerësimin e arritjeve. Jepte për bamirësi dhe për tu ndihmuar të varfërve. U jepte para pjesëmarrësve në luftëra dhe atyre që e kishin pranuar fenë islame, jepte përkrahje sociale për gratë e moshuara, të veja, për fëmijët bonjakë dhe për familjet me shumë fëmijë.
U ndihmonte edhe hebrenjëve dhe të krishterëve të moshuar duke përfshirë edhe koptët në Egjipt.
Omeri thoshte se ndërtimi i civilizimit kërkon besim dhe lidhje të fortë me Zotin.
Omeri i nisi ushtritë islame në Sham, Persi, Egjipt, Irak etj, sepse Bizantët dhe Persët pritnin momentin e duhur tu vërsulen muslimanëve dhe se popujt nën sundimin bizantin dhe pers jetonin nën tirani.
Omeri për katër vite me komandantët e tij më të mirë dhe me strategjinë e tij i pushtoi këto vënde dhe pas kësaj banorëve të këtushëm u dha toka për ti punuar.
Omeri mendonte se çelësi i ndërtimit të civilizimit ishin vlerësimi i gruas dhe i aftësive të saj, gjë të cilën e dëshmoi edhe gjatë luftërave kundër armiqve, ku në prapavijë të çdo ushtrie i caktonte gratë burrëresha të cilat i inkurajonin luftëtarët dhe nuk lejonin që ndonjëri prej tyre ta lëshojë fushëbetejën.
Omeri praktikonte që para se të fillojë luftimet me armiqtë të zhvillojë negociata me dërgimin e ndërsjellë të delegacioneve. Edhe pse bisedimet nuk sollën diçka të re muslimanët morrën informacione të bollshme rreth situatës atje. Bisedimet u zhvilluan edhe me mbretin Kirsha të Persisë dhe me Herakliun mbretin e Bizantit mesazhi i Omerit ndaj këtyre perandorive ishte që t’u tregojë atyre se muslimanët janë ndërtues të civilizimit dhe jo rrënues të perandorive.
Gjatë luftërave me këto dy perandori muslimanët dolën fitues në sajë të guximit, mbështetjes në Zotin komunikimit të rregullt të komandantëve të ushtrisë me Omerin, udhëzimeve të tij strategjike, me dërgimin e ushtrisë pjesë pjesë dhe me kujdesin që ai tregonte për ushtarët dhe për familjet e dëshmorëve të rënë. Sipas kontributit të ushtarëve Omeri ua ndante edhe plaçkën e luftës. Omeri arriti të harmonizojë ekonominë e fuqishme me moralet e fuqishme si vlera që i kishte mësuar nga Profeti Muhamed.
Civilizimi Islam mbante më vete fuqinë ushtarake, ekonomike, shpirtërore, politike, sociale, kreativitetin, vlerat morale dhe besimin e fortë.
Traktati i Paqes në Kuds (Jerusalem) shembull i Civilizimit Islam
Drejtësia ishte një segment i rëndësishëm në reformat e Omerit duke filluar nga individi, familja dhe shoqëria. Për këtë arsye Omeri caktoi gjykatat në një vend të posaçëm pranë xhamive dhe në çdo qytet. Historia e njerëzimit ka rregjistruar kolosët e shumtë, por asnjëri nuk i afrohet Omeri për nga madhështia dhe modestia.
Omeri ndëroi jetë në moshën 63 vjeçare pas plagosjes me thikë nga një persian i quajtur Fejruz që mbante nofkën Ebu Lulue, i cili ishte zënë rob nga ushtria e Omerit i lënë të jetojë i lirë dhe jetonte në Medine. Vdekja e Omerit shkaktoi një tronditje të madhe mes besimtarëve muslimanë dhe dobësimin gradual të këtyre arritjeve, gjë që ndjehen edhe sot e kësaj dite.
Mbetet detyrë dhe obligim i besimtarëve muslimanë që të angazhohen për të ndjekur rrugën e Omerit në rimëkëmbjen dhe fuqizimin e Civilizimit Islam në të mirë të njerëzimit, thuhet në këtë libër.