Në pritje të natës hyjnore të Kadrit që sjell mbarësi e begati

Religjion

Në pritje të natës hyjnore të Kadrit që sjell mbarësi e begati

Nga: Rexhep Torte Më: 14 prill 2023 Në ora: 21:37
Rexhep Torte

Sipas Kur’anit dhe dijetarëve të fesë Islame, Nata e Kadrit në të cilën ka filluar shpallja e Kur’anit famëlartë nuk është e fiksuar, ajo gjendet në njërën nga dhjetë ditët e fundit të muajit të Shenjtë të Ramazanit, në të cilën engjëlli Xhebrail në Shpellën Hira në Mekë, ka filluar t’ia shpallën Profetit Muhamed Kur’anin famëlartë.

Nata e Kadrit besimtarit i jep forcë shpirtërore të jetojë me nder, moral dhe karakter të pastër njerëzor, sepse lutjet tona në Natën e Kadrit vetëm si te tilla i pranon Allahu i Madhërishëm, Fuqiplotë dhe i Gjithmëshirshëm.

Nata e Kadrit është në e mirë se 1000 muaj, e barabartë me 83 vite e katër muaj, që do të thotë një jetë e tërë e njeriut, dhe është e vlefshme sa një jetë e tërë e njeriut.

Në këtë natë zbresin engjëjt në tokë dhe e shpëndajnë mëshirën dhe bekimet e Zotit të Madhërishëm.

Në këtë natë caktohet risku, fati, begatia, afatet dhe planet e Zotit të Madhërishëm mbi tokë, me çka shënohen dhe pëcaktohen çështjet për vitin e ardhshëm.

Në këtë natë të muajit të Shenjtë të Ramazanit, engjëjt sjellin dekretin hyjnor për çdo çështje.

Zoti në këtë jetë keqbërësve njëherë ua mer fytyrën, i demaskon dhe i turpëron, e më pastaj ua merr edhe shpirtin, dhe në jetën e përtejme përjetësisht të dënon me vendosjen e tyre në Xhehenem.

Ndërsa njerëzve të mirë që janë besimtarë të devotshëm që kryejnë punë dhe veprime të mira, që janë të drejtë, mëshirues dhe pa hile, Zoti në këtë jetë i begaton, ndërsa në jetën e përtejme i shpërben përjetësisht me vendosjen e tyre në Xhenet.

Në momentin e vdekjes, njeriu nuk mund të gjej shpëtim as nga pasuria, as nga pozita që ka pasur, as nga fëmijët dhe as nga shoqëria.

Ka vetëm dy mundësi, ose ta duash diçka që është kalimtare, ose ta duash Atë, i Cili është i përjetshëm.

Kur vdes njeriu, në natën e parë që ndodhet në varr, Allahu i Lartësuar i thotë atij: “Robi im ata ikën dhe të lanë ty”. Dita e parë e zisë është e vështirë, por pastaj dhimbja fillon e lehtësohet. Llambadarët dhe abazhurët që ishin mbuluar me çarçafë, zbulohen. Fotot që ishin kthyer përmbys, kthehen siç ishin më parë. Pas një jave fillon të kthehet buzëqeshja në shtëpi. Pas dy javësh organizon një gosti dhe pas një muaji shkon në pushime. Po i vdekuri ku shkoi? E harruan. Allahu i Lartësuar i thotë: ”Robi im , ata ikën dhe të lanë ty të mbuluar me dhe, por edhe nëse do të qëndronin me ty, nuk do të bënin dot dobi. E ty nuk të ka mbetur askush tjetër përveç Meje, sepse Unë jam i gjalli që nuk vdes kurrë”.

Shumë njerëz pretendojnë dashurinë ndaj Allahut, në një kohë që janë zhytur në detin e epsheve dhe dëshirave. Kryerja e këtyre mëkateve për ata, është më e rëndësishme sesa fitimi i kënaqësisë së Allahut të Lartësuar.

Të vërtetën për fenë Islame duhet ta dinë besimtarët myslimanë, por edhe besimtarët e besimeve tjera.

Në këtë muaj të Shenjtë të Ramazanit në të cilin është shpalluir edhe Kur’ani Fisnik, pata rastin ta lexoj librin me titull “Medarixh Es Salikin- Shkallët e udhëtarëve drejt kënaqësisë së Zotit” të autorit Muhamed Ratib Nabulsi, nga i cili dalin mesazhe që duhet t’i dijë çdo njeri për të pasur moral dhe karakter të lartë kombëtar e njerëzor.

Ka vetëm dy mundësi, ose ta duash diçka që është kalimtare, ose ta duash Atë, i Cili është i përjetshëm.

Allahu i Lartësur thotë, “A doni t’ju lajmëroj për ata që, që janë më të humburit në punët e veta”.

Profeti Muhamed thotë, “Kush e njeh veten e tij, ka njohur edhe Zotin e tij”. (El Kehf:103).

Njeriu në këtë botë mund ta humbasë pasurinë, por ka mundësi ta rikthejë përsëri, ai mund ta humbasë pozitën, por ka mundësi ta fitojë përsëri atë. Mirëpo në jetën e përtejme, kur njeriu të shikojë me sytë e tij se e ka humbur rrugën e drejtë, dhe kur të zbulojë se e pret vuajtja e përhershme, atij nuk i thuhet thjesht humbës, por më i humburi. Kjo ndodh sepse njeriu duke sakrifikuar për një kënaqësi të përkohshme të jetës së kësaj bote, e ka humbur botën tjetër, jetën e përtejme.

Misioni i parë i njeriut që e ka krijuar Allahu, është që ta adhurojë Allahun e Lartësuar. Njeriu është krijesa më e rëndësishme, sepse para se ti jepej përgjegjeia, Allahu i Lartësuar ia vuri njeriut në shërbim çdo gjë që gjendet në qiej dhe në tokë, pra njeriu u ngarkua me përgjegjësi.

Njeriu është krijesa më e mirë në këtë gjithësi, krijesë e nderuar dhe e obliguar, që ta mbajë përgjegjësinë me shpirtin që ka brenda rij.

Njeriu përbëhet nga trupi, nefsi dhe shpirti. Vetja e njeriut është ajo që e mban në gjoksin e tij.

“ O shpirt i kënaqur! Kthehu te Zoti yt, ti i kënaqur me Atë dhe Ai i kënaqur më ty”! (Fexhr: 27-28)

Është vetja jote, ku i din urdhëresat dhë ndalesat, është ajo që beson ose mohon, që lumturohet ose që vuan, që kënaqet ose zemërohet. Është vetja jote e njeriut, që Allahu i Lartësuar e ka krijuar të mbetet përgjithmonë. Ajo është vetja jote. Ti ke një trup dhe Allahu i Lartësuar e ka lidhur atë - në një mënyrë ose në një tjetër-me nefsin.

Kushdo që e tepron në plotësimin e kënaqësive të trupit, duke neglizhuar nefsin e tij - që ndodh me shumicën e njerëzve mbi tokë, ai është neri i shkretë. Shumë nga këta njerëz kanë thënë, “ E sunduam botën, por nuk i sunduam dot veset tona”. Sipas pretendimeve të tyre ata e sunduan natyrën, por nuk e sunduan dot nefsin, sepse nefsi i tyre nuk është ndjerë i lumtur.

Allahu i Lartësuar thotë, “Drejtohu me përkushtim në fenë e pastër monoteiste, natyrën fillestare, në të cilën Allahu i ka krijuar njerëzit. S’ka ndryshim të krijimit të Allahut. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë” (Er Rum:30).

Ironia qëndron në faktin se perëndimorët i kanë kushtuar kujdes trupit, ndërsa nefsin - i cili ka më shumë vlerë te Allahu i Lartësuiar - e kanë lënë pas dorë , duke ia nënshtruar atë pushtetit të epsheve të ulëta.

Allahu i Lartësuar thotë, “Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kijametit, do ta ringjallim të verbër”. (Ta Ha: 124).

Lidhur me mbretërit dhe pasanikët , të cilët e mashtrojnë veten duke menduar se nuk kanë asnjë problem, sepse e kanë të siguruar çdo gjë, dijetarët thonë se ata mbretër dhe pasanikë, të cilët ua kthejnë shpinën mësimeve të Zotit, ndjejnë ngushtim në zemër, prandaj nuk janë të lumtur.

Njeriu është i përbërë nga nefsi, trupi dhe shpirti. Disa dijetarë thonë se shpirti është një forcë që Allahu i Lartësuar e ka vendossur tek njeriu dhe se syri shikon me anë të shpirtit.

Nëse shpirti largohet nga trupi, atëherë edhe veshi kthehet në një organ pa jetë. Shpirti është forca e Allahut të Lartësuar, të cilin ai e merr përsëri nga ne, në momentin kur ne vdesim. Trupi tretet në tokë ndërsa nefsi mbetet.

Lum ai që përkujdeset për nefsin e tij , që kujdeset për sëmundjet dhe dëmet e tij, që interesohet për gjerat që e lumturojnë nefsin dhe përpiqet të rrijë larg atyre gjerave , që e bëjnë të vuajë.

Njeriu është nefs, ai (nefsi) është vetja e njeriut dhe atij i drejtohen urdhëresat. Nefsi është ai që beson ose mohon, kënaqet apo zemërohet, lumturohet apo vuan. Ky nefs ka një enë - që është trupi-dhe një forcë që e vë në lëvizje trupin - që është shpirti.

Njeriu pranoi të merr përsipër përgjegjësinë, prandaj Allahu i Lartësuar i vuri në shërbim çdo gjë që gjendet në qiej dhe në tokë.

Allahu i Lartësuar i dhuroi njeriut mendjen. Mendja është një forcë perceptuese, që Allahu e bëri pjesë të natyrës së njeriut , me çka njeriu dallohet nga krijesat e tjera.

Allahu i lartësuar në Kur’an thotë se, “Për shpirtin (nefsin) dhe për Atë që e ka përsosur, duke ia bërë të njohur atij të keqen e të mirën!” (Esh-Shems: 7-8).

Kur njeriu tregon devotshmëri ndaj Allahut të Lartësuar-duke respektuar urdheresat dhe ndalesat e tij-, ai qetësohet dhe lumturohet.

Mendja nuk funksionon siç duhet, kur është e vetme, sepse pa dritën hyjnore ajo gabon.

Për ta njohur Allahun ke nevojë që ta ruash shikimin nga harami, të japish sadaka, të vetëpërmbahesh, të ruash gjymtyrët nga rënia e tyre në mekate , të bësh mirësi dhte të japish kontribut.

Një besimtar që gënjen, neglizhon, apo kryen mekate, nuk mund ta arrijë kurrë lidhjen e plotë në mes tij dhe Allahut të Lartësuar.

Feja të jep lumturi të përjetsme, në të gjen qetësinë shpirtërore dhe ndjen se Allahu i Lartësuar të do dhe është i kënaqur me ty.

Ajo ta lartëson shpirtin dhe të largon nga gjërat e uëta e të pavlera. Gjymtyrët dhe zemra e besimtarit janë të pastra.

Besimtari i devotshëm nuk urren, nuk mban mëri, nuk hakmerret, nuk ben hipokrizi, nuk përulet para njerëzve.

Duhet t’i vendosësh të gjitha epshet dhe dëshirat nën këmbët e tua dhe të thuash, “O Zoti im , Ti je synimi im dhe kënaqsia jote është ajo që kërkoj”.

Allahu i Larttësuar thotë, “Në të vërtetë, Allahu ka bërë nga besimtarët jetën dhe pasurinë e tyre, në këmbim të Xhenetit. Ata luftojnë në rrugën e Allahut, vrasin dhe vriten. (Ky është Premtimi i Tij i vërtetë në Teurat, Ungjill dhe në Kur’an.

Profeti Muhamed ka kaluar nëpër periudhen e Mekës, ku u bë e mundur njohja me Alllahun e Lartësuar dhe nëpër periudhën e Medinës, ku u bë e mundur njohja me urdhërat e Allahut të Lartësuar.

Profeti Muhamed ka thënë, ”Kush punon sipas asaj që di, Allahu ka për t’I dhënë edhe diturinë e asaj që nuk di”.

Allahu i Lartësuar thotë,” Njëmend, Ne ta kemi zbritur ty Librin me të vërtetën. Prandaj adhuro vetëm Allahun me përkushtim të çiltër për Të”.

Njeriu ka anën e tij të jashtme që përfaqësohet nga trupi dhe gjymtyrët, por ka edhe anën e brendshme, që përfaqësohet nga zemra, dhe që të dyja kanë adhurimet e tyre.

Zemra duhet patjetër të mbushet me madhërim dhe me frikë ndaj Allahut të Lartësuar. Madhërimi për Allahun, dashuria dhe frika ndaj tij- janë më se të domosdoshme.

Zemra që mbajmë në gjokls dhe nefsi- që është vetvetja jonë, dhe Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar ta pastrojmë dhe ta edukojmë.

Boshti i këtij mësimi duhet të jetë pastrimi dhe edukimi i nefsit dhe siguria ( shëndeti dhe pastërtia) e zemrës., që zemra të jetë e mbushur me ndjenjat që ka kërkuar Allahu i Lartësuar.

Allahu i Lartësuar thotë, “Në Ditën, kur askujt nuk do t’i bëjë dobi as pasuria, as fëmijët, përveç atij që vjen me zemër të pastër te Allahu”. (Esh- Shuara: 88-68)

Allahu I Lartësuar thotë, “Thuaj: “Nëse etërit tuaj, bijtë tuaj, gratë tuaja, farefisi juaj, pasuria juaj që e keni fituar, tregtia për të cilën keni frikë se nuk do të shkojë mirë ndhe shtëpitë ku e ndieni veten rehat, janë më të dashura për ju, sesa Allahu, i Dërguari i Tij dhe lufa në rrugën e Tij, atëherë pritni derisa Allahu të sjellë vendimin ( dënimin) e Tij . Allahu nuk e udhëzon në rrugën e drejtë popullin e pabindur”. (Et-Tube: 24)

Zoti është Zot dhe robi është rob. Asgjë nuk është si Allahu i Lartësuar. Ai nuk u ngjan robërve të Tij, prandaj larg Tij qoftë çdo gjë, që të shkon në mendje ( për sa i përket Qenies së Allahut së Lartësuar), sepse Allahu i Lartësuar është ndryshe nga ajo.

Profeti Ali, ka thënë se, Zoti është Zot dhe robi është rob, prandaj nuk ka asnjë ngjashmëri mes tyre.

Allahu i Lartësuar nuk mund të ndahet e as nuk mund të mblidhet, nuk ka as figurë dhe as formë. Nuk muns të pyesish për Të: “KU”, sepse Ai është Krijuesi i vendit dhe as “Kur”, sepse Ai është Krijuesi i kohës.

Çdo gjë që të shkon në mendje ai është ndrydhe nga ajo. Ai e di çdo gjë që ka qenë dhe çdo gjë që do të jetë. Ai e di edhe atë që nuk ka qenë se si do të ishte po të kishte qenë”.

Të gjitha krijesat e tjera i binden Allahut të Lartëuar me detyrim, kurse njeriu shkon drejt Allahut të Lartësuar me dashurinë që ndjen për Allahun e Lartësuar me vullnetin e tij të lirë, me dashuri dhe dëshirë.

Nëse feja zhvishet nga dashuria, atëherë ajo kthehet në trup pa shpirt. Dashuria është motori, kurse mendja është timoni.

Nëpërmjet mendjes, ti e orienton veten drejt rrugës së drejtë dhe drejt objektivit të saktë. Me anë të mendjes ti, sigurohesh që je në rrugën e duhur dhe nuk ke devijuar prej saj, kurse me anë të dashurisë ti lëviz, nisesh dhe ecën përpafra.

Allahu i Lartësuar thotë:” Nëse më bindesh plotësisht për atë që Unë kërkoj do ta jap të plotë atë që kërkon ti”. Domethënia e fjalës dashuri janë pastërtia, bardhësia, lartësimi, shfaqja, qëndrueshmëria, vazhdimësia, thelbi, kapja dhe ruajtja.

Besimtari I devotshëm mëkatin e konsideron si një mal që i rri mbi gjoksin e tij, kurse hipokritit i mëkati i duket si nj mizë pa vlerë.

Dashuria që ke për Allahun e Lartësuar është në nivelin e përmendjes, që i bën Atij.

Ai që është mashtruar nga vetja, në sytë e njherëzve është i vogël, por me sytë e vet ai e shikon veten të madh.

Ti nuk ke në dorë të bësh një punë sipas kokës tënde . Liria e jote mbaron, pasi e njeh Allahun e Lartësuar. Ti nuk mund të kesh mendim dhe bindje personale që bien në kundërshtim me ligjet dhe rregullat e caktiara nga Allahu i Lartësuar.

Kur vepron, kur mendon dhe, kur vijnë mendime me ndjenja dhe ti nuk i peshon ato me Librin e Allahut dhe traditën profetike , dije se ato janë pjesë e ngurtësisë dhe cytjeve të nefsit tënd.

Nëse dituria e orienton njeriun drejt Allahut të Lartësuar, Ai do ta rehatojë atë nga çdo fatkeqësi.

Udhëzimet e fesë Islame i dedikohen diturisë lidhur me, zbatimion e rregullave të Namazit, Agjërimit, Haxhit, Shitblerjes, Martesës, Divorcit, Dhënies në përdorim, Borxhit, Përfaqësimit, Garancisë etj.

Filozofia e ekzistencës lidhur me sekretin e jetës së njeriut në këtë botë ka të bëjë me teorinë e gjithësisë, jetës dhe njeriut, që don të thotë ku ke qenë, ku do te shkosh, cili është funksionimi i jetës së kësaj bote, cila është gjëja më e mirë që mund ta bësh në këtë botë.

Nxitja drejt kërkimit të diturisë është urtësia nëpërmjet së cilës Allahu i Lartësuar do të ta japë diturinë e asaj që nuk di, që don të thotë aftësinë e të gjykuarit dhe diturinë.

Urtësia dhe dituria vazhdojnë të jenë më ty edhe pas vdekjes, deri në përjetësi.

Të gjitha mirësitë që nga shëndeti, pasuria, pozita dhe familja me të cilat krenohesh në këtë botë , do të përfundojnë dhe do të zhduken në momentin e vdekjes.

Gjëja më e vyer dhe më me vlerë është njohja e të vërtetës, që don të thotë nëse ke punuar në përputhje me të vërtetën dhe nëse punon sipas saj, ke për tu lumturuar në klëtë jetë dhe në jetën e përtejme.

Sekreti i lumturisë qëndron në njohjen e së vërtetës, në njohjen e ligjit të vërtetë të Zotit, i Cili e drejton dhe e organizon jetën e krijesave.

Lumturia ka çelesin e vet dhe suksesi ka çelësin e vet. Nëse fenë Islame nuk e pranojmë të plotë, atëherë nuk mund të pretendojmë , që t’i vjelim plotësisht frytet e saj.

Njerëzve u intereson mënyra jote e komunikimit, besa jote, besnikëria jote, ndershmëria jote, pastërtija jote, morali yt, modestia jote, tolerance jote etj.

Nëse njerëzit nuk e duan fene Islame për shkat të sjelljeve të tua të liga, atëherë ti nuk je mysliuman i vërtetë.

Profeti Muhamed ishte i sinqerëtë me veten e tij, ishte i mëshirshëm me njerëzit dhe ishte shenbulli më i mirë për t’u ndjekur.

Morali dhe etika e Kur’anit i japim jetës kuptimin e ploltë. Devotshmëria ndaj Allahut të Lartësuar dhe morali i lartë i çojnë njerëzit në rrugën e Xhenetit.

Goja që fjet gënjeshtra, përgojimi, theshethëmet, përqeshja, tallja, fjalët e ndyta, mashtrimi, falsifikimi, sharjet, ofendimet etj., të çojnë në rrugën e Xhehenemit.

Gjëja më e rrezikshme që hyn në gojë është kafshata e fituar me haram, ndërsa ajo që del është fjala e keqe.

“Frikësojuni Allahut sa të mundeni , dëgjoni e binduni dhe shpenzoni për bamirësi në të mirën tuaj. Ata që e ruajnë veten nga lakmia e saj, pikërisht janë të fituarit”. (El-Tegebud:16).

Dëgjimi i ajeteve kuranore është baza e mendjes dhe themeli, mbi të cilin ndërtohet besimi.

Në Islam asnjë njeri nuk është më i mirë se dikush tjetër. Vepta jotë vjen nga nga bindja jote ndaj Zotit, nga qëndrimi yt me përkushtim në rrugën e tij, nga sinqeriteti yt dhe nga puna jote e mirë. Madhështia ndaj Allahun e Lartësuar të jep rehati, për shkak se ka rregulla të qarta.

Jeta e njeriut në vetvete është kohë dhe koha është gjëja më e vyer që ke, pasi ajo është kapitali yt, dhe humbj a më e madhe është kur kur e humb kohën tënde.

Nuk mund të quhet i mençur një person , i cili e shet Xhenetin në këmbin të epshit të kësaj jete. Falenderimi I takon Allhut të Lartësuar për çdo gjë.

Këto janë dosa nga mesazhet përmbajtësore për një jetë të shëndoshë larg ambicjeve negative, larg intrigave e konflikteve, që dalin nga libri me titull, “ Medarixh El Salikin- Shkallët e udhëtarëve drejt kënaqësisë së Zotit, i autorit Muhamed Ratib Nabulsi, botuar nga Furkan ISM, Shkup 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat